Komandanti i FSK-së priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, takoi Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves.
Fillimisht, Gjeneral Jashari e falënderoi Ambasadorin Hargreaves për kontributin e tij në përkushtimin dhe mbështetjen strategjike të treguar për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për zhvillimin e deritanishëm të FSK-së, planifikimet për të ardhmen si dhe për synimet e avancimit të marrëdhënieve bilaterale ushtarake ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës.
Në fund të takimit ambasadori Hargreaves falënderoi Gjeneral Jasharin për profesionalizmin e treguar në udhëheqjen e FSK-së. Kurse Gjeneral Jashari falënderoi ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së gjatë të gjitha fazave të ngritjes së saj.

Kontrolloni gjithashtu

Vendet e QUINT-it apelojnë liderët politikë të Kosovës që të dsiskutojnë pa fyerje dhe kërcënime

BE-ja dhe QUINT-i shtojnë kritikat ndaj Qeverisë, kërkohet ndalimi i presionit mbi KGJK-në

Marrëdhëniet ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe partnerëve perëndimorë kanë hyrë në një fazë të re …