Sot më 4 janar, në ambientet e Radios-Kosova e Lirë, në Prishtinë me një pritje modeste do shënohet 26-vjetori i fillimit të transmetimit të programit të Radios dhe fillimi i shpërndarjes së lajmeve nga Agjencia Kosovapress. Vizitorët, edhe pse në një ambient të ngushtë, i presim prej orës 10.00 deri në orën 15.00. …
Më shumë...Lajmet
Analistë e njohës të rrethanave politike thonë se refuzimi i kryeministrit Kurti ndaj Prokurorisë Speciale, është më shumë se papërgjegjësi
Analistë dhe njohës të rrethanave politike në Kosovë, konstatojnë se refuzimi i Kryeministrit Albin Kurti ndaj Prokurorisë Speciale dhe institucioneve shtetërore zbulon një problem më të thellë sesa një mosmarrëveshje politike, një krizë identiteti që ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e shtetit dhe në të ardhmen e Kosovës. Lufta e Ushtrisë …
Më shumë...Edi Rama tha se do të kërkojë me përulësi votën e qytetarëve më 11 maj 2025 për një mandat të katërt, në krye të Qeverisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për revistën “7” të gazetës italiane “Corriere della Sera”, shprehu ambicien e tij për ta çuar Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030. Rama vlerësoi progresin e bërë në vitin 2024, kur Shqipëria nisi negociatat me BE-në, duke e …
Më shumë...Ambasadori francez në Serbi, Pjer Koshar, thotë se Franca pret që Serbia të përshpejtojë normalizimin e raporteve me Kosovën
Ambasadori francez në Serbi, Pjer Koshar Ambasadori francez në Serbi, Pjer Koshar, ka deklaruar se është e rëndësishme që Serbia të përshpejtojë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, një proces që aktualisht ka ngecur. Koshar theksoi rëndësinë e muajve të ardhshëm në avancimin e dialogut Kosovë-Serbi, duke theksuar se …
Më shumë...Presidenti amerikan Donald Trump, do të dënohet më 10 janar nga një gjykatë amerikane, disa ditë para se të betohet për mandatin presidencial
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të dënohet më 10 janar nga një gjykatë amerikane, vetëm 10 ditë para se të betohet për mandatin e tij të dytë presidencial. Vendimi lidhet me një çështje të njohur që përfshin aktoren e filmave për të rritur, Stormy Daniels, e cila kishte marrë 130 …
Më shumë...Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, zotohet që do ta ndihmojë Kosovën të afrohet sa më shumë me BE-në
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, zotohet që do ta ndihmojë Kosovën të afrohet sa më shumë me BE-në. Në një opinion të botuar në ueb-faqen zyrtare të Zyrës së BE-së në Kosovë, ai ka thënë se gjatë katër muajve të fundit, kam shërbyer si urë lidhëse ndërmjet BE-së dhe Kosovës, …
Më shumë...Viti 2024 konsiderohet si viti maratonik i zgjedhjeve që sollën ndryshime në administratën e Amerikës dhe atë të Bashkimit Evropian
Viti 2024 konsiderohet si viti maratonik i zgjedhjeve që sollën ndryshime në administratën e Amerikës dhe atë të Bashkimit Evropian, thotë profesori amerikan, Edward Joseph. Ai tha se Në Kosovë, pritjet janë që këto ndryshime do të sjellin lëvizje pozitive në proceset e integrimit e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Megjithatë, …
Më shumë...Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde ka folur për zhvillimet kryesore, që kanë karakterizuar vitin 2024
Në një intervistë për Radio Dukagjinin të transmetuar më një janar 2025, ambasadori Jörn Rohde, ka folur për sigurinë në vend, për anëtarësimin e Kosovës në organizata të rëndësishme të Bashkimit Evropian, për zbatimin e njëanshëm të marrëveshjes së Brukselit, për raportet e tij me kryeministrin Albin Kurtin dhe për …
Më shumë...SHKUK, gjatë këtij muaji pritet të hapë konkurs për 370 pozita të cilat aktualisht menaxhohen me ushtrues detyre
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, gjatë këtij muaji pritet të hapë konkurs për 370 pozita të cilat janë me ushtrues detyre. Drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Elvir Azizi, në një intervistë për KosovaPress, tregoi mbi investimet e bëra gjatë vitit 2024 në SHSKUK dhe efektin e tyre …
Më shumë...Një sulm me dron nga Rusia në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ka vrarë një person dhe ka plagosur katër të tjerë, thanë zyrtarët lokalë
Forcat e Moskës – që kanë nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022 – kanë përshkallëzuar sulmet ajrore në mbarë Ukrainën që nga javët e parë të stinës së dimrit, duke kryer sulme edhe në ditën e Vitit të Ri në Kiev, sulme që vranë dy persona. Një …
Më shumë...Nesër më 4 janar, Radio-Kosova e Lirë shënon 26-vjetorin e fillimit të transmetimit të programit
Nesër më 4 janar, në ambientet e Radios-Kosova e Lirë, në Prishtinë me një pritje modeste do shënohet 26-vjetori i fillimit të transmetimit të programit të Radios dhe fillimi i shpërndarjes së lajmeve nga Agjencia Kosovapress. Vizitorët, edhe pse në një ambient të ngushtë, i presim prej orës 10.00 deri …
Më shumë...Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova patjetër duhet të ketë një aeroport alternativ, për fluturime emergjente
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova patjetër duhet të ketë një aeroport alternativ për fluturime emergjente. Aeroporti duhet të jetë rezervë, për udhëtarët të mos vijnë në situatë – që në pamundësi për të ateruar në Aeroportin e Prishtinës – të aterojnë në Beograd dhe në Shkup. …
Më shumë...Përfaqësuesi i OVL-së UÇK-së, Faton Klinaku, thotë se ka kërkuar vazhdimisht krijimin e një mekanizmi mbikëqyrës për Dhomat e Specializuara
Në një përgjigje për TV Arbëria, ka folur kryetari i OVL-së UÇK-së, Faton Klinaku, i cili thotë se ka kërkuar vazhdimisht krijimin e një mekanizmi mbikëqyrës për Gjykatën Speciale, që lidhet me shkeljet që po iu bëhen krerëve të UÇK-së në Hagë. Ai tutje ka thënë se për shkeljet në …
Më shumë...Në përfundim të seancës, Apeli i GJKKO vendosi masën e detyrim paraqitjes, dy herë në javë për Sali Berishën
Në Apelin e Gjykatës së Posaçme është shqyrtuar këtë të premte kërkesa e SPAK për rikthimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në arrest shtëpie. Në përfundim të seancës, Apeli i GJKKO vendosin masën e detyrim paraqitje dy herë në javë për ish-kryeministrin. Kundërshtimi u bë në Apelin e Posaçëm nga dy …
Më shumë...Gjykimi i krerëve të UÇK-së, nga Gjykata Speciale, në Hagë, ka hyrë në fazat finale të dëshmive dhe provave të Prokurorisë
Gjykimi i krerëve të UÇK-së, nga Gjykata Speciale në Hagë; Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, ka hyrë në fazat finale të dëshmive dhe provave të Prokurorisë, që pritet të mbyllen deri më 15 prill të këtij viti. Juristit nga Belgjika, Skënder Musliu, deklaron se aktgjykimi në …
Më shumë...Avokati i Popullit, Naim Çelaj, shpreh shqetësime për ndikimet e mundshme në proceset gjyqësore të të akuzuarve, në Hagë
Avokati i Popullit, Naim Çelaj, ka folur lidhur me ndërhyrjet dhe arrestimet që mund të kenë ndikuar në të drejtat mbrojtëse të të akuzuarve në Hagë. Ai e konsideron këtë situatë si problematike, duke vënë theksin tek ndikimet e mundshme mbi mbrojtjen e të akuzuarve, një e drejtë e garantuar …
Më shumë...