Lajmet

Ramiz Lladrovci: I gatshëm të vazhdoj në Drenas, vendimi për kandidaturën i takon PDK-së

Ramiz Lladrovci

Kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka lënë të hapur mundësinë për të rikandiduar në zgjedhjet e ardhshme lokale, por theksoi se vendimi përfundimtar i takon Partisë Demokratike të Kosovës. Lladrovci tha se është i përkushtuar ndaj punës për qytetarët dhe pret që vlerësimi për kandidaturën të bazohet …

Më shumë...

Dështoi për të 26 herë konstituimi i Kuvendit

Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish të konstituohet, këtë herë në përpjekjen e 26-të me radhë. Seanca e mbajtur të mërkurën përfundoi pa arritur të formojë Komisionin për votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, pasi mungoi shumica e nevojshme – 53 deputetë votuan …

Më shumë...

Rrustem Mustafa: Koha për koalicion të gjerë, koalicionet e vogla sjellin pasiguri dhe bllokim institucional

Mustafa: Prioritetet kryesore rendi, ligji, normalizimi i vendit, të lidhemi fort me interesat shtetërore

Në një deklaratë me peshë politike e institucionale, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit dhe veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, Rrustem Mustafa, ka bërë thirrje për ndërtimin e një koalicioni të gjerë e të qëndrueshëm mes forcave të mëdha politike në vend. Në një kohë kur Kosova përballet me …

Më shumë...

Nait Hasani: Nuk e votoj një qeveri me VV-në , s’ka korrektësi ndaj çështjes së Hagës

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka deklaruar se nuk do të mbështesë asnjë qeveri që përfshin Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar mungesën e korrektësisë nga ana e këtij subjekti karshi procesit gjyqësor në Hagë. “VV-ja nuk ka treguar as korrektësi dhe as ndjeshmëri ndaj procesit në Gjykatën Speciale. …

Më shumë...

Lahi Brahimaj: Kurti po mashtron edhe popullin, edhe bashkëpartiakët

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka deklaruar para nisjes së seancës së 26-të konstituive të Kuvendit të Kosovës se AAK do të qëndrojë në pozicionin e saj të pandryshuar, duke refuzuar mbështetjen për formimin e një qeverie të udhëhequr nga Albin Kurti. Sipas Brahimajt, Kryeministri në …

Më shumë...

Lulzim Peci: Kosova nuk ka aleancë me asnjë shtet, as me SHBA-në, as me Shqipërinë

Lulzim Peci

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka hedhur dritë mbi një keqkuptim të shpeshtë në diskursin publik dhe politik në Kosovë, duke deklaruar se Kosova, në aspektin juridik, nuk ka aleancë formale me asnjë shtet në botë – përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërinë. “Ne nuk kemi aleancë …

Më shumë...

Manifestimi qendror i festës së Kurban Bajramit mbahet me 6 qershor në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se dita e parë e festës së Kurban Bajramit është të premten, më 6 qershor 2025, dhe se manifestimi qendror për këtë ngjarje fetare do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Sipas njoftimit zyrtar, namazi i sabahut do të falet duke filluar …

Më shumë...

Edi Rama: Vizitoni Kalanë e Himarës, xhevahirin e rivierës shqiptare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë thirrje publike për të vizituar një nga thesaret historike të jugut – Kalanë e Himarës, një monument me vlera të mëdha arkeologjike dhe kulturore. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ai e cilëson këtë kala si “xhevahirin e rivierës shqiptare”, duke …

Më shumë...

Shtyhet dorëzimi i mocionit për rrëzimin e akuzave ndaj kererëve të UÇK-së – pranohen prova të reja në procesin gjyqësor

Dorëzimi i mocionit për rrëzimin e akuzave ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është shtyrë deri më 12 qershor. Kjo shtyrje ka ardhur si pasojë e pranimit të disa provave të reja nga trupi gjykues në Gjykatën Speciale në Hagë. Sipas avokatit mbrojtës të Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, dorëzimi …

Më shumë...

Ambasadori britanik viziton ushtrimin “Defender Europe 25” në Kosovë: FSK po dëshmon aftësi ndërveprimi me aleatët e NATO-s

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar sot ushtrimin shumëkombësh “Defender Europe 25”, ku Kosova është nikoqire. Ambasadori Hargreaves vlerësoi pjesëmarrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe aftësinë e saj për të bashkëpunuar me forcat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e …

Më shumë...

Ferat Shala kundërshton Muratin: Rritja e pagave në sektorin privat, propagandë pa bazë ekonomike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka hedhur poshtë si të pabazuara deklaratat e ministrit në detyrë të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, për një “rritje historike” të pagës mesatare në sektorin privat. Qeveria nuk ka kontribuar as praktikisht e as strategjikisht në përmirësimin e kushteve në …

Më shumë...

Lufti Haziri i LDK-së: Jo përfundimtare koalicionit me VV-në – qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar

Lutfi Haziri: Qeveria Kurti është e zhytur shumë në korrupsion, do ta këtë problem me dalë para njerëzve

Mundësia për një koalicion të mundshëm ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marrë përgjigje negative. Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, e konfirmoi sonte refuzimin përfundimtar të kësaj ideje. Haziri tha se qëndrimi i partisë së tij ka qenë i qartë dhe i pandryshuar qysh nga parafushata zgjedhore. …

Më shumë...

Pal Lekaj: Rritja e pagës mesatare, pasojë e inflacionit – jo sukses i Qeverisë Kurti

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar pas deklaratave të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili së fundmi e cilësoi si “historike” rritjen e pagës mesatare në sektorin privat. Lekaj tha se kjo rritje nuk është rezultat i ndonjë politike ekonomike të Qeverisë …

Më shumë...

Ngërç në Kuvend: Vetëvendosje ngul këmbë për Haxhiun, Nisma sërish refuzon

Ngërçi politik për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës po thellohet. Propozimi i Vetëvendosjes për Albulena Haxhiun ka dështuar për herë të 25-të, dhe përkundër humbjes së mbështetjes në çdo votim, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndryshuar qëndrim. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaroi shkurt për mediat se “VV e …

Më shumë...

I arrestuari për trafik droge, Shemsi Bahtiri, i afërt me Vetëvendosjen – partia mohon funksionin e tij zyrtar

Shemsi Bahtiri, një nga të arrestuarit kryesorë në aksionin e Policisë së Kosovës kundër trafikimit të drogës, rezulton të jetë i njohur për lidhjet e tij me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai është parë në aktivitete të shumta partiake dhe fotografi pranë zyrtarëve të lartë të kësaj partie në qendrën e Prishtinës. …

Më shumë...

Kuvendi i Malit të Zi rrëzon propozimin për shkarkimin e Mandic – miratohet marrëveshja me Emiratet për turizëm

Propozimi për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandic, nuk u miratua në seancën e së martës. Vetëm 20 deputetë votuan në favor të largimit të tij, ndërsa kundër ishin 41 deputetë. Nga gjithsej 81 deputetë, në votim morën pjesë 63, ndërsa dy vota u shpallën …

Më shumë...