Lajmet

Bekë Berisha: Jepni votat për Haxhiun, që ta heqim Kurtin nga pushteti

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka kërkuar nga kolegët deputetë që të ndryshojnë qëndrim lidhur me votimin për Albulena Haxhiun në postin e kryetares së Kuvendit. Në seancën e sotme parlamentare, Berisha tha se duhet gjetur një formë për ta larguar Albin Kurtin nga pushteti, dhe sipas tij, lejimi i …

Më shumë...

Lutfi Haziri: Shpërndarja e Kuvendit nuk ndodh nga dështimi për konstituim, por nga mosformimi i Qeverisë

Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar ndaj zërave për mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit, duke e cilësuar një veprim të tillë si “shantazh politik”. Sipas tij, shpërndarja nuk mund të ndodhë vetëm pse Kuvendi nuk po arrin të konstituohet, por vetëm në rast se dështon zgjedhja …

Më shumë...

Xhevahire Izmaku: Mungesa e vullnetit politik po rrezikon mandatin e deputetëve

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se situata ka kaluar nga aspekti juridik dhe procedural në një krizë të pastër morale dhe politike. Sipas saj, mungesa totale e vullnetit politik nga ana e partive të mëdha …

Më shumë...

Vazhdon bllokada në Kuvend, dështim sërish për zgjedhjen e kryeparlamentares

Ka dështuar sërish përpjekja për ta funksionalizuar legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës. Seanca e sotme parlamentare nuk solli ndonjë zhvillim të ri, për shkak të mospajtimeve të vazhdueshme mes partive politike. Partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK, vazhdojnë të kundërshtojnë kandidaturën e Albulena Haxhiut për postin e kryetares …

Më shumë...

BDI: Qeveria përgjegjëse për izolimin e vendit dhe për defokusimin nga procesi i integrimit evropian

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin e thellë për drejtimin që ka marrë qeveria e re dhe për përpjekjet e saj të qëllimshme për të defokusuar opinionin publik nga temat me rëndësi strategjike për vendin, e në veçanti nga integrimi evropian. Jemi dëshmitarë se gjatë ditës së djeshme, vetë Kryeministri …

Më shumë...

Procesi në Hagë po hyn në fazën vendimtare, mbrojtja gati të paraqesë dëshmitarët në fund të gushtit

Në gjykatën speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po hyn në një fazë vendimtare. Me përfundimin e paraqitjes së provave nga ana e Prokurorisë, tani radhën e ka mbrojtja, e cila pritet të fillojë me paraqitjen e dëshmitarëve dhe provave në fund të muajit gusht. Sipas …

Më shumë...

Sala Jashari: Vetëvendosje po e interpreton Kushtetutën sipas dëshirës, seanca u trajtua në mënyrë partiake

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari, ka reaguar ndaj mënyrës se si Lëvizja Vetëvendosje ka interpretuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën konstituive dhe çështjen e votimit të fshehtë. Sipas saj, Vetëvendosje po e shfrytëzon Kushtetutën për interesa të veta politike, duke e interpretuar atë …

Më shumë...

Përparim Gruda: Avni Dehari po e injoron qëllimisht aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka reaguar ndaj kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, i cili vazhdon të insistojë në propozimin për votim të fshehtë. Gruda tha se Dehari e ka pranuar pjesërisht një të vërtetë nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar …

Më shumë...

ASK: Kosova humbi mbi 28 mijë banorë nga emigrimi në vitin 2024, por pati rritje natyrore të popullsisë

Popullsia rezidente e Kosovës në vitin 2024 u zvogëlua për 17,525 banorë, pavarësisht një rritjeje natyrore pozitive të regjistruar gjatë vitit. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, rritja natyrore për vitin 2024 ishte 10,888 persona, një shifër që përkon pothuajse në mënyrë të saktë me …

Më shumë...

Hykmete Bajrami: VV po e dërgon Kosovën drejt përmbysjes së rendit kushtetues

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka vlerësuar se partia Vetëvendosje po e dërgon Kosovën drejt përmbysjes së rendit kushtetues. Ajo ka shtuar më tutje se Në gjashtë seanca të hapura, Albulena Haxhiu ka dështuar të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit. “Vetëvendosje ka …

Më shumë...

Agim Musliu: Serbia po përdor rrjetin MTS për të destabilizuar Kosovën

Njohësi i fushës së sigurisë, Agim Musliu ka shkruar se Serbia po përdor rrjetin MTS për të destabilizuar Kosovën. Ai ka shkruar më tutje se kërcënimi për shpërthim të bombës në Kuvendin e Kosovës është rast i një fushate të vazhdueshme të luftës hibride që Serbia ushtron ndaj Kosovës përmes …

Më shumë...

Klinika e Pediatrisë në QKUK ka kapacitete të mjaftueshme për trajtimin e sëmundjeve malinje të fëmijëve

Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Violeta Grajçevci-Uka ka thënë se kjo klinike ka kapacitete të mjaftueshme për trajtimin e sëmundjeve malinje të fëmijëve. Ajo ka bërë të ditur se në shumicën e rasteve arrihen rezultate shumë të mira. “Numri i rasteve të reja që …

Më shumë...

Albin Kurti: Konfirmimi se kërcënimi e ka origjinën në Serbi dëshmon luftën hibride ndaj Kosovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shkruar se konfirmimi se kërcënimi e ka origjinën në Serbi dëshmon luftën hibride ndaj Kosovës. Ai ka përgëzuar institucionet shtetërore për reagimin e shpejtë dhe profesional. “Konfirmimi se ky kërcënim e ka origjinën në Serbi dëshmon edhe një herë luftën aktive hibride të Serbisë …

Më shumë...

Shkrimtari dhe diplomati i Shqipërisë, Laun Rama ka kërkuar nga Greqia që t’i kërkoi falje kombit shqiptar për krimet e bëra në Çamëri

Shkrimtari dhe diplomati i Shqipërisë, Laun Rama ka kërkuar nga Greqia që t’i kërkoi falje kombit shqiptar për krimet e bëra në Çamëri. Ai ka shkruar më tutje se arkivat shqiptare, greke, britanike, të OKB-së etj, ruajnë fotografi dhe dëshmi të atyre që i shpëtuan kosës së urrejtjes dhe barbarisë …

Më shumë...

Importi i mallrave nga Serbia për në vendin tonë është rritur mbi 100 për qind

BE-ja urdhëron Qeverinë e Kosovës ta ndërprejë reciprocitetin ne Serbinë

Importi i mallrave nga Serbia për në vendin tonë është rritur mbi 100 për qind. Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, vendi ynë nga Serbia, vetëm për pesë muajt e parë të këtij viti ka importuar mallra në vlerë 91 milionë euro apo 49 milionë euro (116 për …

Më shumë...

Më 23 korrik fillon regjistrim i votuesve jashtë vendit

Sot publikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë vendit, do të fillon me 23 korrik. Po ashtu është bërë e ditur se të shtetasit e vendit tonë me të drejtë vote që jetojnënë shtete tjera , përveç zgjedhjeve për Kuvend, mund të votojnë …

Më shumë...