Xhandarmeria franceze zbarkon në Kosovë për të mbështetur stabilitetin dhe sigurinë në prag të zgjedhjeve

Ambasada e Francës në Kosovë ka njoftuar se njësi të xhandarmerisë kombëtare franceze janë dislokuar në kuadër të Njësisë së Policisë Rezervë të Trajnuar të EULEX-it (RFPU), me qëllim të mbështetjes së stabilitetit dhe forcimit të besimit ndër komunitar, sidomos në prag të zgjedhjeve lokale. Sipas ambasadës, ky angazhim është pjesë e kontributit të Francës në kuadër të Forcës Evropiane të Xhandarmerisë (EUROGENDFOR), duke punuar ngushtë me partnerët evropianë për garantimin e sigurisë së të gjitha komuniteteve në Kosovë. “Xhandarmëria kombëtare është krenare që kontribuon, së bashku me partnerët e saj evropianë, në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë 🇽🇰”, thuhet në njoftim. Ambasada e Francës theksoi se ky bashkëpunim dëshmon përkushtimin e Parisit dhe forcave të saj të sigurisë për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë, por edhe në mbarë Ballkanin.

Kontrolloni gjithashtu

Stuhitë lënë pas dëme të mëdha në bujqësi, fermerët kërkojnë ndihmë urgjente

Reshjet e dendura të shiut dhe breshri që kanë përfshirë Kosovën gjatë dy ditëve të …