Lajmet

Evakuohet ndërtesa e Kuvendit të Kosovës për shkaqe sigurie

Abelard Tahiri

Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës është evakuuar paraditen e sotme për shkaqe sigurie. Lajmin e ka konfirmuar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, i cili tha se Policia ka urdhëruar lirimin e objektit për shkak të një kërcënimi të panjohur. Sipas Tahirit, stafi dhe të pranishmit janë njoftuar …

Më shumë...

Shefja e UNMIK-ut takon zyrtarë evropianë, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë–Serbi

Shefja e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Caroline Ziadeh, është takuar me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen, si dhe me raportuesit e Parlamentit Evropian për Kosovën dhe Serbinë. Në njoftimin e UNMIK-ut thuhet se Ziadeh ka diskutuar zhvillimet e fundit me eurodeputetët Riho Terras …

Më shumë...

Të dyshuar për sulmin në Banjskë, shfaqen afër Presidencës së Serbisë

Në parkun “Pionir” të Beogradit, pranë ndërtesës së Presidencës së Serbisë, janë parë persona që dyshohet se janë të përfshirë në sulmin e armatosur në Banjskë, më 24 shtator të vitit të kaluar. Sipas raportimeve, njëri nga të akuzuarit nga Prokuroria Speciale e Kosovës për terrorizëm është parë në mesin …

Më shumë...

Kadri Kryeziu: Deputetët mund të përballen me burg nëse nuk zbatojnë aktgjykimin e Kushtetueses

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka paralajmëruar se deputetët e Kuvendit të Kosovës mund të përballen me ndëshkime serioze, përfshirë edhe burgim, nëse nuk zbatojnë aktgjykimin e Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit. Kryeziu tha se aktgjykimi i Gjykatës është ligj dhe mosrespektimi i tij mund të sjellë humbjen e …

Më shumë...

Valon Murati: Në Kuvend po normalizohet bllokada, kemi krizë të rëndë institucionale

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës po kalon një krizë të rëndë institucionale, ndërsa ka paralajmëruar se po ndodh normalizimi i bllokadës politike. Murati tha se vendi ka ngecur që në hapin e parë, në konstituimin e Kuvendit, dhe se mungesa e konsensusit …

Më shumë...

PDK akuzon dy ministra për keqpërdorim të 1.1 milionë eurove

Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar dy ministra të Qeverisë Kurti për keqpërdorim të rreth 1.1 milionë eurove nga buxheti i shtetit. Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, dhe avokati Faton Fetahu thanë se bëhet fjalë për një memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it Zviceran, i cili sipas …

Më shumë...

Aktakuzë ndaj ministrit Fikrim Damka për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe një zyrtari tjetër të kësaj ministrie, për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Sipas Prokurorisë, Damka dhe zyrtari B.K. akuzohen se gjatë viteve 2021 dhe 2022 kanë tejkaluar kompetencat ligjore për të përfituar dy organizata joqeveritare – …

Më shumë...

Lutfi Haziri: Kryeministri në detyrë po mirëmban krizën për konsum të brendshëm

Lutfi Haziri

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se ngërçi në Kuvend është i qëllimshëm dhe i mirëmbajtur nga kryeministri në detyrë për përfitime të brendshme politike. Haziri tha se LDK-ja e ka dorëzuar një lëndë në Gjykatën Kushtetuese për të kundërshtuar themelimin e komisionit ad hoc për …

Më shumë...

Zyra Kombëtare e Auditimit evidenton parregullsi të shumta në institucione dhe ndërmarrje publike

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin për vitin 2024, ku janë evidentuar parregullsi serioze në institucionet qendrore dhe ndërmarrjet publike. Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, tha se më së shumti probleme janë vërejtur në investimet kapitale, me pagesa para pranimit të furnizimeve dhe kontrata me operatorë ekonomikë të papërgjegjshëm. …

Më shumë...

Gjykata Speciale s’i jep peshë deklaratave të Kurtit për Thaçin e Veselin: Nuk ndikohemi nga komentet politike

Deklaratat e kryeministrit në detyrë dhe liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, se ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli po japin instruksione politike nga paraburgimi në Hagë, kanë nxitur reagime të shumta në opinionin publik. Megjithatë, ato nuk kanë ndikuar aspak tek gjykata speciale. Zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela …

Më shumë...

BE i kërkon Serbisë t’i ndjekë penalisht autorët e sulmit të Banjskës

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim të thellë për mungesën e progresit në ndjekjen penale të autorëve të dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë, që ndodhi në shtator të vitit 2023. Reagimi vjen pas raportimeve se disa prej të dyshuarve janë parë të shtunën në Beograd, duke vepruar si roje sigurie …

Më shumë...

Hykmete Bajrami flet për skemë të mundshme korruptive në KEK

Korporata Energjetike e Kosovës, ka pezulluar tenderin për rehabilitimin e njësisë A3 në Termocentralin Kosova A, me vlerë rreth 137 milionë euro – vetëm një ditë para afatit për dorëzimin e ofertave. Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, reagoi ashpër ndaj këtij vendimi, duke e cilësuar si hap që mund të …

Më shumë...

KEK pezullon tenderin 137 milionë euro për njësinë A3 pas një ankese

Korporata Energjetike e Kosovës, ka pezulluar tenderin për rehabilitimin dhe modernizimin e njësisë A3 në Termocentralin Kosova A, me vlerë të parashikuar prej 137 milionë euro. Sipas njoftimit të publikuar në platformën e-Prokurimi, vendimi është marrë pas pranimit të një ankese zyrtare nga një palë e interesuar. “Për arsye se …

Më shumë...

Debati për pagesat e avokatëve në Hagë: VV ndryshoi udhëzimin, kufizoi kompensimet për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së

Çështja e pagesave për ekipet mbrojtëse të krerëve të UÇK-së, që po gjykohen në Hagë po vazhdon të jetë temë përplasjeje politike ndërmjet PDK-së, dhe VV. Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka akuzuar Ministrinë e Drejtësisë, të udhëhequr nga Albulena Haxhiu, se ka ulur qëllimisht pagesat për avokatët mbrojtës. Në …

Më shumë...

Ramiz Lladrovci: Historia e Kosovës nuk është armë për fërkime partiake

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar ndaj mënyrës se si në debatin politik të ditëve të fundit po përdoret mungesa e liderëve të UÇK-së dhe PDK-së, duke theksuar se historia e Kosovës nuk duhet të shndërrohet në mjet për konfrontime mes pozitës dhe opozitës. Në një deklaratë …

Më shumë...

Xhavit Haliti i përgjigjet Kurtit: Është Vetëvendosje që po kap gjithçka – edhe OJQ-të, edhe universitetet

Xhavit Haliti

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me PDK-në, duke e cilësuar atë si “sinonim të kapjes së shtetit” dhe duke përmendur mungesën e reformimit brenda partisë. Haliti ka …

Më shumë...