Lajmet

Ambasadorja izraelite Tamar Ziv: Kosova, e para në Ballkan që mbështeti goditjen ndaj Iranit

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka vlerësuar lart qëndrimin e Kosovës pas goditjes së objekteve bërthamore në Iran nga SHBA dhe Izraeli. Ziv tha se Kosova ishte vendi i parë në Ballkan që reagoi menjëherë dhe mbështeti hapur veprimet amerikane dhe perëndimore. Ajo veçoi reagimin e kryeministrit Albin …

Më shumë...

Bekim Haxhiu: Pesë vjet dështim i Qeverisë Kurti në shëndetësi – QKUK pa sigurim fizik, pacientët të rrezikuar

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe përfaqësues për shumë vite në komisionet parlamentare për shëndetësi, Bekim Haxhiu, ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti për degradimin e thellë të sektorit shëndetësor në vend. Haxhiu theksoi se premtimet për “transformim” dhe “qeverisje ndryshe” kanë mbetur thjesht slogane, ndërsa realiteti është i zymtë: …

Më shumë...

Hykmete Bajrami: Jemi lodhur duke i lëshuar rrugën Kurtit, ai po qëndron në pushtet në mënyrë jokushtetuese

Hykmete  Bajrami - Muratit: Keni dështuar në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si shkak i eksperimenteve tuaja

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për, siç tha ajo, shkelje të Kushtetutës dhe degradim të institucioneve. Bajrami theksoi se Lëvizja Vetëvendosje po funksionon me logjikën e mandateve të vitit 2021, ndërkohë që, sipas saj, Kurti po qëndron në pushtet …

Më shumë...

Dardan Sejdiu zbulon prapaskenat me Albin Kurtin: E kundërshtova për Astrit Deharin dhe për Prishtinën

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Ish-deputeti Dardan Sejdiu ka zbuluar disa nga përplasjet e forta që kishte pasur me Albin Kurtin gjatë kohës në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai tregoi se një nga përballjet më të ashpra kishte ndodhur pas vdekjes së Astrit Deharit. Sejdiu tha se ishin dakorduar për një qëndrim të matur publik, por Kurti …

Më shumë...

Visar Ymeri: Kriza në Kuvend është produkt i kryeneçësisë së Albin Kurtit dhe VV-së

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Ish-deputeti Visar Ymeri ka komentuar dështimin e njëpasnjëshëm për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar këtë situatë si krizë që buron nga qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit. Ymeri tha se problemi nuk është më Kushtetuta, por këmbëngulja e Kurtit për të mos lëvizur nga qëndrimet personale. …

Më shumë...

Nasim Haradinaj kritikon partitë politike për mungesë veprimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka kritikuar ashpër partitë politike në Kosovë për mosangazhim konkret në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Haradinaj ka përmendur veçanërisht Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke u bërë thirrje …

Më shumë...

Mark Rutte qetëson Evropën: SHBA mbetet e përkushtuar ndaj NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u ka bërë thirrje vendeve evropiane që të ndalin shqetësimet e tepruara për një tërheqje të mundshme të Shteteve të Bashkuara nga Aleanca Veri-Atlantike. Duke folur për emërimin e Komandantit të ri Suprem të Forcave Aleate në Evropë, Rutte tha se shqetësimet janë …

Më shumë...

Samiti i NATO-s në Hagë: Rritje e investimeve në mbrojtje dhe mbështetje afatgjatë për Ukrainën

Udhëheqësit e 32 vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur sot në Hagë në një samit dyditor të nivelit të lartë, ku në qendër të diskutimeve janë rritja e investimeve në mbrojtje dhe forcimi i mbështetjes për Ukrainën. Në këtë takim marrin pjesë rreth 6.000 delegatë dhe liderët kryesorë të vendeve …

Më shumë...

KQZ: Dy koalicione të shpallura, pesë parti tërhiqen nga gara

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është përmbyllur afati për deklarimin e pjesëmarrjes përmes koalicioneve në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe Kuvende Komunale, që do të mbahen më 12 tetor 2025. Gjatë periudhës nga 9 deri më 23 qershor, janë deklaruar dy koalicione politike. “Koalicija Vakat”, i …

Më shumë...

Zyra Kombëtare e Auditimit gjen shkelje të shumta në Telekomin e Kosovës – stimuj pa kritere, paga të pabarabarta dhe keqmenaxhim në prokurim

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin e performancës për Telekomin e Kosovës për vitin 2024, duke evidentuar një sërë parregullsish serioze në menaxhim dhe operim. Sipas raportit, Telekomi ka ndarë stimuj financiarë për një pjesë të punonjësve në vlerë prej mbi 155 mijë eurosh, pa ndonjë rregullore apo kriter …

Më shumë...

Ferat Shala: Qeveria Kurti ka humbur qindra miliona euro nga BE, SHBA dhe importet energjetike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, duke akuzuar Qeverinë Kurti për humbje të mëdha financiare dhe dështim në menaxhimin e resurseve të vendit. Shala tha se pavarësisht akuzave për bllokim nga opozita, është vetë qeveria …

Më shumë...

Time Kadrijaj: Vetëvendosje po e mban peng vendin për Albulena Haxhiun, rrezikohen 90 milionë nga Banka Botërore

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili fajësoi opozitën për ngërçin institucional që, sipas tij, po rrezikon humbjen e 90 milionë eurove nga Banka Botërore.  Kadrijaj tha se faji i vetëm bie mbi …

Më shumë...

Policia bastis pronën e Arsenijeviq në Zveçan – gjenden armë e municione, politikani serb jashtë vendit

Policia e Serbisë ka arrestuar një të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës kundër ushtrisë serbe, në vitin 1999 në Koshare

Një pronë e politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq, në fshatin Vallaq të Zveçanit, ishte cak i bastisjeve nga Policia e Kosovës të dielën.Në një stallë kuajsh, Policia ka gjetur armë, municione, granata dore, zolla, jelekë antiplumb dhe fishekë. Por në vendin e ngjarjes nuk është  gjetur vetë pronari i kësaj prone. …

Më shumë...

Gjykata pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë – Oda Ekonomike kërkon plan tranzicioni

ZRRE-ja

Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar se Gjykata Komerciale në Prishtinë ka marrë vendim për pezullimin e njoftimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, lidhur me daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike. Bazuar në këtë vendim, OEK i ka bërë thirrje ZRrE-së që të …

Më shumë...

OKB: Tensionet me Serbinë dhe kriza në veri po pengojnë zhvillimin e Kosovës

Tensionet politike të pazgjidhura me Serbinë dhe situata e brishtë në veri të vendit po pengojnë seriozisht stabilitetin dhe zhvillimin e Kosovës – kështu thuhet në raportin e fundit të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Sipas dokumentit, mungesa e progresit në dialogun e ndërmjetësuar nga BE ka thelluar …

Më shumë...

Hykmete Bajrami alarmon për tenderin 137 milionësh në KEK: “Pa fizibilitet, pa dosje, me rrezik për korrupsion”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka ngritur shqetësime serioze mbi një tender të Korporatës Energjetike të Kosovës në vlerë prej mbi 137 milionë eurosh, për rehabilitimin dhe modernizimin e njësisë A3 të Termocentralit Kosova A. Sipas saj, tenderi është hapur më 22 janar 2025 pa u shoqëruar …

Më shumë...