Lajmet

Rafuna: Tregu i lirë i energjisë po dëmton prodhimin vendor – kërkohet pezullimi urgjent

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, kritikoi Qeverinë-Kurti për mungesë të reformave në politika fiskale

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në një konferencë për media, shprehu shqetësimin e bizneseve për pasojat që po sjell kalimi në Tregun e Lirë të energjisë elektrike. Ai kërkoi nga ZRRE pezullimin e këtij tregu deri më 1 shkurt, duke theksuar se rritja e çmimeve po dëmton …

Më shumë...

Dënime për sulmin ndaj zyrave të KKZ-së në Mitrovicë të Veriut

Dënime për sulmin ndaj zyrave të KKZ-së në Mitrovicë të Veriut

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me nga 5 vjet burgim Milun Milenkoviqin, i njohur si “Llune”, dhe Aleksandar Vllajiqin, për sulmin ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Mitrovicë të Veriut, të ndodhur më 6 dhjetor 2022. Për të njëjtin rast, Dejan Pantiq është dënuar me 2 vjet …

Më shumë...

111-vjetori i fillimit të Luftës së Parë Botërore

111-vjetori i fillimit të Luftës së Parë Botërore

Sot shënohet 111-vjetori i nisjes së Luftës së Parë Botërore. Më 28 korrik 1914, Austro-Hungaria i shpalli luftë Serbisë, pas vrasjes së Franc Ferdinandit në Sarajevë nga një atentator serb. Ky moment ndezi një konflikt global, që përfshiu fuqitë e mëdha të kohës dhe zgjati deri në vitin 1918. Lufta …

Më shumë...

Grenell: Është turp që Thaçi ende mbahet në paraburgim

Grenell: Është turp që Thaçi ende mbahet në paraburgim

Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i ish-presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë–Serbi, ka reaguar sërish lidhur me ndalimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Në një postim në platformën “X” (ish-Twitter), Grenell rikujtoi se ishte prokurori Jack Smith ai që lëshoi urdhrin për arrestimin e Thaçit në vitin …

Më shumë...

Hysni Gucati pas zhvillimeve në Speciale: “Nuk na habit, s’është hera e parë që roja bëhet prokuror”

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar pas lajmit se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka emëruar si prokuror ish-rojen e burgut, John Devaney. Ai tha se ky veprim nuk e ka befasuar, pasi sipas tij, raste të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë. …

Më shumë...

Johaness Volkmann: Kosova duhet të zbatojë reformat kyçe për integrimin në BE

Deputeti gjerman Johaness Volkmann, nipi i ish-kancelarit Helmut Kohl, në një intervistë, ka folur për progresin e Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se vendi duhet të përmbushë reformat e kërkuara. Ai kujtoi Samitin e Selanikut të vitit 2003, ku BE-ja premtoi perspektivë të qartë evropiane për vendet …

Më shumë...

Blerim Isufaj: Kërkuam që Kurtin ta sillnin me forcë për të dëshmuar, Gjykata nuk lëshoi urdhëresën

Blerim Isufaj

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka bërë të ditur se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është ftuar dy herë për të dëshmuar lidhur me hetimet për rezervat shtetërore, por nuk i është përgjigjur thirrjeve. Në një intervistë për emisionin “KallxoPërnime”, Isufaj tha se pas mosparaqitjes së Kurtit, Prokuroria …

Më shumë...

Ramiz Lladrovci: Fitoren e kërkoj me qytetarët e Drenasit, jo me votat e Kryesisë së PDK-së

Ramiz Lladrovci

Pas mbivotimit të kandidaturës së tij në Kryesinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar duke theksuar se e pret fitoren vetëm me përkrahjen e qytetarëve të komunës dhe jo me anëtarët e Kryesisë së partisë. Në votimin e zhvilluar dje për kandidatin e …

Më shumë...

Petrit Hajdari: PDK dëgjoi zërin tuaj, do të jem kandidat për kryetar të Drenasit

Petrit Hajdari ka konfirmuar zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Komunës së Drenasit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Ai shprehu falënderim për kryetarin Memli Krasniqi dhe Kryesinë e PDK-së për besimin e dhënë. “Drenasi është vendi ku jam rritur e formuar dhe arsyeja pse jam në politikë. …

Më shumë...

NASA publikon imazhe alarmuese: Mesdheu po digjet nga dhjetëra vatra zjarri

Shefi i ushtrisë greke urdhëron braktisjen e operacioneve për fikjen e zjarreve në Shqipëri dhe tërheqjen e menjëhershme të avionëve grek nga territori shqiptar

Mesdheu po përjeton një prej verave më të nxehta dhe më shkatërrimtare të viteve të fundit, ndërsa qindra vatra zjarri janë regjistruar në të gjithë rajonin. NASA ka publikuar imazhe satelitore që tregojnë përhapjen masive të flakëve në Greqi, Spanjë, Itali, Qipro, Francën Jugore dhe Shqipëri. Pamjet satelitore, të kapura …

Më shumë...

PDK garon në 36 komuna në zgjedhjet lokale: miratohet lista përfundimtare e kandidatëve për kryetarë të komunave

PDK garon në 36 komuna në zgjedhjet lokale: miratohet lista përfundimtare e kandidatëve për kryetarë të komunave

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën janë diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend, përgatitjet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, si dhe është miratuar lista përfundimtare e kandidatëve për kryetarë të komunave. Pas përfundimit të afatit 30-ditor të përcaktuar nga …

Më shumë...

Eugen Cakolli: Përfundim i turpshëm i krizës, përgjegjësia bie mbi subjektin e parë në zgjedhje

Zyrtari i KDI-së, Eugen Cakolli, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar situatën si një “përfundim të turpshëm të një krize që u zvarrit me vetëdije”. Në një deklaratë për Gazeta Metro, Cakolli tha se Kuvendi nuk arriti të konstituohej as në …

Më shumë...

Besa Ismaili, e akuzon Kurtin për kërkesë për “pushtet absolut”

Anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me kërkesën e tij për 500 mijë vota gjatë zgjedhjeve të fundit. Ajo e ka cilësuar këtë si kërkesë për “pushtet absolut” dhe jo për legjitimitet demokratik. “Nuk është hera …

Më shumë...

Fatmir Matoshi: Nëse LDK-ja ka refuzuar LV-në, duhet të pranojë një ofertë tjetër për krijimin e qeverisë

Anëtari i kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fatmir Matoshi, ka deklaruar se situata politike në vend kërkon kompromis nga të gjitha partitë për të krijuar një shumicë parlamentare funksionale. Kjo deklaratë vjen pas dështimit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës të shtunën dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të vendosur masë …

Më shumë...

Ekspertët paralajmërojnë për erozionin e demokracisë në Kosovë

Sistemi demokratik në Kosovë po përballet me sfida të mëdha për shkak të mosrespektimit të rregullave dhe interpretimit selektiv të Kushtetutës nga një pjesë e klasës politike. Profesori universitar Rrahman Paçarizi thotë se situata aktuale ka krijuar një boshllëk moral dhe juridik në vend, duke e vlerësuar sjelljen e disa …

Më shumë...

Gjykata Speciale ka njoftuar se më 15 shtator pritet të nisë paraqitja e provave nga ana e mbrojtjes

Gjykata Speciale në Hagë ka njoftuar se më 15 shtator pritet të nisë paraqitja e provave nga ana e mbrojtjes në procesin gjyqësor kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vendimi është marrë nga trupi gjykues dhe do të konfirmohet gjatë konferencës përgatitore që do të zhvillohet më 19 gusht. …

Më shumë...