Lajmet

PDK mban mbledhjen e rregullt të Kryesisë: Diskutohet kriza institucionale dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale

PDK mban mbledhjen e rregullt të Kryesisë: Diskutohet kriza institucionale dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku ka diskutuar krizën politike të krijuar pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale. PDK vlerëson se Kosova po përballet me një bllokadë të rrezikshme institucionale, për të cilën përgjegjësi ka koalicioni i partive që …

Më shumë...

Gjykata Speciale refuzon kërkesat për lirim të përkohshëm të Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit

Trupi Gjykues në rastin “Thaçi dhe të tjerët” ka refuzuar kërkesat për lirim të përkohshëm të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Kërkesat, të dorëzuara më 3 dhe 4 prill 2025, pas dëgjimit të dëshmitarëve të Prokurorisë, ishin të shoqëruara me garanci nga …

Më shumë...

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare të FSK-së marrin pjesë në stërvitjen ndërkombëtare “Eagle Strike 2025” në Shqipëri

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e trajnimeve ushtarake, kadetët nga Qendra për Studime Universitare e Forcës së Sigurisë së Kosovës morën pjesë në stërvitjen shumëkombëshe “Eagle Strike 2025”, e cila u zhvillua në Rreth-Greth, Shqipëri. Kjo stërvitje u drejtua nga Garda Kombëtare e New Jersey-it, SHBA. Në këtë …

Më shumë...

Kaja Kallas nis vizitën në Ballkan nga Beogradi – nesër në Kosovë takohet me liderët politikë dhe shoqërinë civile

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, ka nisur sot vizitën e saj zyrtare në Ballkanin Perëndimor, duke e filluar nga Beogradi. Kjo është vizita e saj e dytë në rajon që prej marrjes së detyrës si kryediplomate e BE-së. Sipas …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: AAK-ja e gatshme ta mbështesë një kandidat konsensual për kryetar Kuvendi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të mbështesë një kandidat konsensual për kryeparlamentar, me qëllim të shmangies së bllokadës institucionale në Kuvendin e Kosovës. Në një deklaratë për media, Haradinaj theksoi se vonesat në konstituimin e Kuvendit po e dëmtojnë vendin dhe …

Më shumë...

Vlora Çitaku i bën thirrje Kurtit: Ndryshoni kandidaten për kryeparlamentare dhe ecim përpara

Vlora Çitaku: Mosdurimi dhe qasja idhnake e Albin Kurtit karshi kryeministrit shqiptar, Edi Rama po e dëmton Kosovën

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dështimit të 19-të me radhë për konstituimin e Kuvendit, duke i bërë thirrje kryeministrit në detyrë dhe deputetit të Kuvendit, Albin Kurti, që të reflektojë dhe të ndryshojë kandidaten e propozuar për postin e kryetares së Kuvendit. Në një …

Më shumë...

Xhevahire Izmaku: Fatmir Limaj, ka autoritet dhe rol përafrues në politikë

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka reaguar ndaj qëndrimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ka refuzuar mundësinë që Fatmir Limaj të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit, duke e arsyetuar këtë me numrin e ulët të deputetëve të partisë së tij. Në një prononcim për media, …

Më shumë...

26 vjet nga Masakra e Stagovës – Kujtohen 13 civilë të vrarë mizorisht nga forcat serbe

Sot shënohen 26 vjet nga Masakra e Stagovës së Kaçanikut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë. Më 21 maj 1999, forcat e regjimit serb të Sllobodan Millosheviqit vranë mizorisht 13 civilë shqiptarë, përfshirë edhe një fëmijë 7-vjeçar, Fitim Gudaqi. Të vrarët, të gjithë banorë …

Më shumë...

Dështim i radhës në Kuvend, as tentativa e 19-të nuk solli konstituimin e legjislaturës së nëntë

Ka dështuar edhe tentativa e 19-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, për shkak të mungesës së kuorumit. As në këtë seancë nuk u arrit të votohej komisioni për votim të fshehtë, i domosdoshëm për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Nga 120 deputetë, vetëm 54 votuan …

Më shumë...

Armend Zemaj: Kurti po i shërben militantëve të Facebook-ut, nuk ka vullnet për formimin e institucioneve

Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikur qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar se nuk ka interes për formimin e institucioneve të reja dhe se është fokusuar më shumë në opinionin publik sesa në zgjidhjen e krizës politike. “Kurti u ka shërbyer militantëve …

Më shumë...

Për herë të 19-të, Kuvendi i Kosovës tenton konstituimin – opozita mbetet kundër Albulena Haxhiut

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2025, me shumicë votash

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot për herë të 19-të, me shpresën për të kapërcyer bllokadën politike që ka zgjatur që nga 19 prilli. Seanca konstituive është caktuar për orën 10:30, ndërsa ende nuk ka sinjale nëse Lëvizja Vetëvendosje do të tërheqë kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të …

Më shumë...

Eliza Hoxha: Albin Kurti e ka futur Kosovën në një rrugë joligjore dhe politike të mbyllur

Deputetja, Eliza Hoxha thotë se Ministria që udhëhiqet nga Liburn Aliu, brenda një viti ka lidhur 42 kontrata pa procedura prokurimi

Deputetja e zgjedhur nga PDK, Eliza Hoxha, ka reaguar ndaj ngërçit politik në Kuvendin e Kosovës, duke e quajtur situatën “shumë të pakëndshme” dhe rrjedhojë të veprimeve të paligjshme nga ana e Albin Kurtit. Sipas saj, mënyra si është trajtuar procesi i konstituimit të Kuvendit përfaqëson një rrugë “qorre dhe …

Më shumë...

Time Kadrijaj, fajson drejtpërdrejt Albin Kurtin për bllokadën institucionale

Time Kadriaj

 Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar ashpër ndaj situatës, duke e quajtur procesin “maskaradë” dhe fajësuar drejtpërdrejt Albin Kurtin për bllokadën institucionale. Sipas saj, Vetëvendosje po kërkon mbështetje pa konsensus, ndonëse vetë në të kaluarën nuk ka votuar kandidatë për kryeparlamentar kur ka qenë në opozitë. Kadrijaj theksoi se …

Më shumë...

Visar Ymeri: Bllokada në Kuvend i kushton Kosovës miliona euro – Kurti akuzohet për krizën institucionale

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Kuvendi i Kosovës po dështon të zgjedhë kryetarin e ri, duke e thelluar bllokadën institucionale që po zvarritet prej betimit të deputetëve më 19 prill, pas zgjedhjeve të parakohshme të 9 shkurtit. Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur asnjëherë të sigurojë shumicën e nevojshme prej …

Më shumë...

BE intensifikon përpjekjet për dialogun Kosovë-Serbi – Sorensen zhvillon takime të rëndësishme në Berlin

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar takime në Berlin me bashkëpunëtorët e ngushtë të kancelarit gjerman Friedrich Merz, me qëllim të shtyrjes përpara të procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Sorensen u takua me Sekretarin Shtetëror Géza von Geyr dhe Këshilltarin për …

Më shumë...

Aida Dërguti: Fitorja e Albin Kurtit është “Fitore e Pirros” – ka humbur kauzat politike

Aida Dërguti: Nuk do të jem pjesë e asnjë liste zgjedhore në zgjedhje por se do të votojë për kandidatët e PSD-së

Opinionistja dhe ish-deputetja Aida Dërguti ka deklaruar se fitorja politike e Albin Kurtit është një “Fitore e Pirros”, duke nënkuptuar se ajo ka ardhur me kosto të lartë politike dhe ideologjike. Sipas saj, Kurti ka mashtruar për të fituar pushtetin, ndërsa tashmë është zhveshur nga kauzat që e karakterizonin më …

Më shumë...