Lajmet

Martin Vulaj kritikon Albin Kurtin për injorimin e kërkesës për takim: “Jemi të zhgënjyer”

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj, ka shprehur zhgënjimin e tij për mospranimin e një takimi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në rajon. Ndonëse një kërkesë zyrtare për takim u dorëzua përmes Ambasadës së Kosovës në SHBA, Zyra e Kryeministrit nuk ka dhënë …

Më shumë...

Hykmete Bajrami: Albin Kurti dhe ministrat duhet të japin dorëheqje para certifikimit të zgjedhjeve

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se sipas Nenit 26 të Ligjit për Qeverinë, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe të gjithë ministrat që janë zgjedhur deputetë duhet të japin dorëheqje para certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Bajrami ka sqaruar se ky ligj, i cili është në …

Më shumë...

Ish-komandanti famëkeq serb, Goran Radosavleviq – Guri, shfaqet në kampin para Presidencës së Serbisë

Pjesëtarë të njësitit famëkeq serb “Beretat e Kuqe”, përfshirë ish-kolonelin Goran Radosavleviq – Guri, janë parë të martën në kampin para Presidencës së Serbisë në mbështetje të protestuesve që kundërshtojnë bllokimin e fakulteteve. Radosavleviq, emri i të cilit lidhet me masakrën e Reçakut dhe vrasjen e tre vëllezërve Bytyqi, është …

Më shumë...

ZRrE propozon rritje prej 15% të tarifave të energjisë elektrike

ZRRE-ja

Zyra e Rregullatorit për Energji, ka njoftuar se ka propozuar një rritje mesatare prej rreth 15% të tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët. Në njoftimin zyrtar, ZRrE ka bërë të ditur se ka publikuar Raportet Konsultative që lidhen me të hyrat maksimale të lejuara për Operatorin e Sistemit të Transmetimit …

Më shumë...

Maki Beqiri Asllani: Ti, mbiheroi ynë. LAMTUMIRË, BACË!

BACA jetonte dy jetë njëkohësisht – të tokës e të qiellit. Kjo mund të tingëllojë jo mirë, por unë kam të drejtën e gjithë botës ta shpreh atë që ndjej, jo sepse ishte i sëmurë, por shumë më herët, shumë! Mbrëmë më mbetën fjalët e shkruara pa t’i nisur… e …

Më shumë...

Xhavit Haliti: “Topin” për formimin e qeverisë e ka Albini

Xhavit Haliti

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka komentuar situatën politike lidhur me formimin e institucioneve të reja të Kosovës, duke thënë se tani “topin” për krijimin e qeverisë e ka kryeministri Albin Kurti. Haliti ka theksuar se gjithçka do të varet nga numrat në Parlament dhe ka shpresuar që …

Më shumë...

Daut Haradinaj nderon Hashim Thaçin dhe uron për lirimin e krerëve të UÇK-së

Daut Haradinaj paralajmëron arrestime të zyrtarëve nivelit të lartë në qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj, ka shprehur mbështetjen dhe respektin e tij për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe krerët e tjerë të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë. Reagimi i Haradinajt erdhi pas vizitës së mbikëqyrur të Thaçit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku …

Më shumë...

Ardian Bajraktari: Epilogu i procesit gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së mund të jepet brenda këtij viti

Bram Vreugdenhil

Avokati Ardian Bajraktari ka parashikuar se procesi gjyqësor ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë mund të arrijë epilogun e shkallës së parë brenda vitit 2025. Në një deklaratë për media, Bajraktari tha se nëse gjykata vepron në përputhje me ligjin, atëherë pas dëgjimit të dëshmitarëve të prokurorisë …

Më shumë...

Gjenerali Donahue dhe Barduani diskutojnë për sigurinë dhe misionin e KFOR-it në Kosovë

Gjenerali komandues i ushtrisë amerikane për Evropë dhe Afrikë, Christopher Donahue, ka vizituar ushtarët dhe drejtuesit e Komandës Rajonale Lindore në Kampin Bondsteel dhe Camp Nothing Hill, ku ka vlerësuar përkushtimin e tyre ndaj misionit. Sipas njoftimit të KFOR-it, gjenerali Donahue ka shprehur mirënjohje për angazhimin e ushtarëve dhe është …

Më shumë...

Ejup Maqedonci nderon zv/drejtorin e Ekipit Këshillues të NATO-s në takimin lamtumirës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim lamtumirës zëvendësdrejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Paul Shawry, ku e vlerësoi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Me këtë rast, ministri Maqedonci i dorëzoi një mirënjohje në shenjë falënderimi për mbështetjen profesionale …

Më shumë...

Lumir Abdixhiku: Nuk bëjmë koalicion me Vetëvendosjen, asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përsëritur se partia e tij nuk do të formojë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) në asnjë rrethanë. “Ato zotime që i kemi dhënë gjatë fushatës janë të vlefshme edhe pas saj, dhe nuk ka asnjë arsye që fjalët e dhëna t’i …

Më shumë...

Institucionet e reja: Më afër formimit të qeverisë sesa zgjedhjeve të parakohshme

KDI

Formimi i institucioneve të reja mbetet i varur nga gatishmëria e partive politike për të bashkëpunuar, ndërsa zgjedhjet e parakohshme ende nuk janë përjashtuar. Sipas Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), vendi është më afër krijimit të një qeverie sesa zgjedhjeve të reja. Hulumtuesi Vullent Bugaqku përmend mundësinë e sigurimit të …

Më shumë...

Hykmete Bajrami kritikon Qeverinë për mosveprim ndaj rritjes së çmimeve

Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së, ka kritikuar Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, duke akuzuar se nuk ka pasur vullnet për të parandaluar rritjen e çmimeve në Kosovë. Ajo tha se, për dy vjet, Qeveria ka gënjyer qytetarët duke pretenduar se LDK-ja, përmes Gjykatës Kushtetuese, ka ndaluar masa kundër …

Më shumë...

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, pret në takim rreshter majorin e EUCOM-it, Robert V. Abernethy

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në takim rreshter majorin komandues të Komandës Evropiane të SHBA-së (EUCOM), Robert V. Abernethy, i shoqëruar nga rreshter majori i Gardës Kombëtare të IOWA-s, Matthew T. Strasser. Gjatë takimit u theksua bashkëpunimi i ngushtë mes FSK-së dhe EUCOM-it, …

Më shumë...

Albin Kurti nuk paraqitet në Prokurorinë Speciale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar tri ftesa të Prokurorisë Speciale dhe ka shpërfillur një urdhër të Gjykatës Themelore të Prishtinës për t’u paraqitur si dëshmitar në rastin e keqpërdorimeve me rezervat shtetërore. Pavarësisht këtij obligimi ligjor, Kurti ka vazhduar aktivitetet e tij të rregullta, duke e konsideruar të …

Më shumë...

Fejzullah Hasani: Gjykata ka tri mundësi për të vepruar me Albin Kurtin

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, ka shpjeguar se Gjykata ka tri mundësi për të vepruar më tej: ta detyrojë me forcë Kurtin të paraqitet, ta gjobisë deri në 250 euro për çdo refuzim, ose të caktojë paraburgim deri në një muaj nëse ai vazhdon të refuzojë të dëshmojë. Prokuroria …

Më shumë...