Lajmet

Gratë e Kosovës që merren me biznis po përballen me vështirësi të vazhdueshme

Gratë e vendit tonë që merren me biznis po përballen me vështirësi të vazhdueshme. Ato kanë kërkuar përkrahje nga qeveria në mënyrë që ato të kenë mundësi për të investuar në pajisje dhe lehtësira për qasjen në treg. Pronarja e biznesit “99 lule”, Havushe Bunjaku ka deklaruar se gratë biznesmenë …

Më shumë...

Kadri Kryeziu: Ish-ndihmëssekretari i shtetit, James Rubin e tha në Hagë atë që shumëkush ka frikë ta thotë

Ish anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka vlerësuar se duke dëshmuar në Gjykatën Speciale në Hagë, ish-ndihmëssekretari i shtetit, Xhejms Rubin e tha atë që shumëkush ka frikë ta thotë. James Rubin, diplomati amerikan që e njeh Kosovën nga Rambujeja e deri te bisedimet e demobilizimit të UÇK-së, tha …

Më shumë...

Kushtrim Gara: Serbia po vazhdon të pengojë procesin për zbardhjen e fatit të personave të zhduku

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka thënë se Serbia po vazhdon të pengojë procesin për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe se po kërkon të rishikojë termat e referencës të dakorduara në dhjetor të vitit 2024. Ai ka shtuar më tutje se institucionet e …

Më shumë...

Vlora Çitaku: Në krizën aktuale politike, zgjedhjet e reja janë të paevitueshme

Vlora Çitaku

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka vlerësuar se zgjedhjet e reja janë të paevitueshme. Ajo ka shtuar më tuje se ka mundësi që këto zgjedhje të mbahen në fund të këtij viti dhe se për shkak të kryeministrit, Albin Kurti, Kosova ka humbur shumë kohë. …

Më shumë...

Asnjë nga drejtuesit e institucioneve më të larta të Kosovës nuk e ka uruar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama

Agjencia e Punësimit në bashkëpunim me UNDP nënshkruajnë marrëveshje për punësim

Ndonëse janë bërë disa ditë që lideri i Partisë Socialiste të Shqipërisë, njëherit edhe kryeministër i saj, Edi Rama, ka bërë betimin edhe për një mandat tjetër në pozitën e kryeministrit, asnjë nga drejtuesit e institucioneve më të larta të Kosovës nuk e ka uruar. Ai nuk është uruar as …

Më shumë...

Figura të njohura ndërkombëtare pritet të dëshmojnë në Hagë

Në ditët në vazhdim, Haga pritet të bëhet adresë e personaliteteve të njohura ndërkombëtare, të cilët do të paraqiten si dëshmitarë të ekipit mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi në procesin e Gjykatës Speciale. Në listën e prezantuar përfshihen emra të rëndësishëm si Wesley Clark, William Walker, Bernard Kouchner, Daan W. …

Më shumë...

PZAP-i ka gjobitur Vetëvendosjen për shkelje të Kodit të Mirësjelljes dhe rregullave të fushatës

PZAP

PZAP-i ka gjobitur Vetëvendosjen për shkelje të Kodit të Mirësjelljes dhe rregullave të fushatës Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka gjobitur Vetëvendosjen për shkelje të Kodit të Mirësjelljes dhe rregullave të fushatës. “PRANOHET e bazuar ankesa e subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me seli në Prishtinë, ZL.Anr.44/2025 …

Më shumë...

James Rubin: Qeveria Kurti, duhet ta marrë si shembull qeverisjen që kishte bërë më herët Hashim Thaçi

Ish-diplomati i shquar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhejms Rubin ka vlerësuar se Qeveria Kurti duhet ta marrë si shembull qeverisjen që kishte bërë më herët Hashim Thaçi. Ai ka shtuar më tutje se kohëve të fundit është bezdisur shumë herë nga Qeveria e Kosovës. “Çfarë kemi mësuar në …

Më shumë...

Partia Demokratike e Kosovës ka thirr konferencë për medie

Partia Demokratike e Kosovës ka thirr konferencë për medie. Medieve do të ju drejtohet Sekretarja e Përgjithshme e këtij subjekti politik, Vlora Çitaku. Ende nuk dihet arsyet. Konferenca është thirrur nga ora 13:00 në Selinë Qendrore të Partisë Demokratike e Kosovës.

Më shumë...

Alon Ben-Meir: Pezullimi i dialogut strategjik, zgjim i ashpër për Kurtin

Alon Ben-Meir

Profesori amerikan dhe analisti i njohur i politikës ndërkombëtare, Alon Ben-Meir, ka dhënë një vlerësim kritik mbi zhvillimet politike në Kosovë dhe marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara, duke e quajtur pezullimin e dialogut strategjik një “zgjim të ashpër” për kryeministrin Albin Kurti. Në një opinion të publikuar së …

Më shumë...

Avokati Bajraktari: Dëshmia e Rubin në Hagë, “një nga më të rëndësishmet” për të vërtetën e UÇK-së

Avokati Ardian Bajraktari ka komentuar dëshminë tre-ditore të ish-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë, duke e cilësuar atë si “dëshmi të së vërtetës” dhe “një nga më të rëndësishmet” në këtë proces. Bajraktari theksoi se Rubin, i …

Më shumë...

Abelard Tahiri: Kosova në mesin e tri shteteve nën sanksione, krahas Rusisë e Bjellorusisë

Abelard Tahiri: Pushteti rëndoi mirëqenien e qytetarëve dhe funksionimin e shtetit përmes vendimeve të dëmshme dhe anti-kushtetuese gjatë vitit 2023

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se në të gjithë kontinentin evropian sot vetëm tri shtete janë nën sanksione nga BE dhe SHBA: Kosova e qeverisur nga Kurti, Rusia e qeverisur nga Putini dhe Bjellorusia e qeverisur nga Lukashenko. “Në të gjithë kontinentin evropian sot vetëm tri shtete janë …

Më shumë...

Hykmete Bajrami: Inflacioni në gusht më i lartë se vitin e kaluar, pavarësisht “lajmit të mirë” të Muratit

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, bazuar në statistikat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), tha se inflacioni në gushtin e këtij viti ishte më i lartë për 4.5% sesa që ishte në gushtin e vitit të kaluar. Ajo iu referua një postimi të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran …

Më shumë...

Institucione ndërkombëtare zgjedhore do të vëzhgojnë zgjedhjet lokale në Kosovë

Valmir Elezi

Institucione të ndryshme zgjedhore nga shtete të ndryshme të botës pritet të vijnë në Kosovë për të vëzhguar nga afër procesin e Zgjedhjeve Lokale të 12 tetorit. Këto delegacione do të ndjekin jo vetëm ditën e votimit, por edhe aspektet organizative dhe teknike të përgatitjes së zgjedhjeve. Zëdhënësi i KQZ-së, …

Më shumë...

Kongresi Amerikan me hap vendimtar për Kosovën – amendament për anëtarësimin në NATO

Kongresisti amerikan Brian Mast, njëherësh kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, ka paraqitur një amendament për t’u miratuar në Kongres, me të cilin kërkohet mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Kjo është bërë e ditur nga organizata “Albanians …

Më shumë...

Kurti jep 4 milionë euro për shtratin e lumit Llap: investim publik apo favor elektoral për Bulliqin?

Në prag të zgjedhjeve lokale, qeveria e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka ndarë katër milionë euro për komunën e Podujevës, të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, për rregullimin e shtratit të lumit Llap. Kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, i cili garon për një mandat të dytë nën siglën e …

Më shumë...