Kandidati i PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit, Bedri Hamza, deklaroi se partia e tij nuk do të formojë qeveri me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) për shkak të dallimeve të mëdha në program dhe vizion për qeverisjen e vendit. “Nuk është çështje personale. Përtej numrave, duhet të ekzistojë një vizion dhe …
Më shumë...Lajmet
SafeJournalists dënon gjuhën kërcënuese të Sami Kurteshit ndaj organizatave të gazetarëve
Rrjeti SafeJournalists ka dënuar ashpër deklaratat kërcënuese dhe denigruese të Sami Kurteshit, anëtar i Vetëvendosjes në KQZ, drejtuar Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës Rrjetit të Grave Gazetare të Kosovës, duke i cilësuar ato si rrezik për lirinë e medias. Kurteshi i quajti këto organizata “Aleancë e Grupeve Kriminale”, një gjuhë …
Më shumë...Ramiz Lladrovci: Në Kosovën tonë, gjithçka lëvizi, ishte krejt ndryshe
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas vizitës së ish-presidentit Hashim Thaçi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ai takoi babain e tij të sëmurë. Lladrovci e përshkroi ditën si të veçantë dhe plot emocione, duke e falënderuar ish-presidentin për vizitën. Në Kosovën tonë, gjithçka …
Më shumë...Artan Behrami akuzon Gjykatën Speciale për qasje të politizuar ndaj Hashim Thaçit
Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka akuzuar Gjykatën Speciale për qasje të politizuar në vendimet e saj, veçanërisht në lidhje me refuzimin e përsëritur të kërkesave për vizitë humanitare. Behrami theksoi se miratimi i vonuar për vizitën e Thaçit në Kosovë u bë vetëm pas përfundimit të fushatës …
Më shumë...Hashim Thaçi viziton babin e sëmurë, nën masa të rrepta sigurie
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ardhur në Kosovë për herë të tretë që nga arrestimi i tij nga Gjykata Speciale në Hagë në nëntor të vitit 2020. Vizita u lejua për arsye humanitare, pasi babai i tij është i sëmurë. Gjykata Speciale, e cila më parë kishte refuzuar dy …
Më shumë...Zejadin Ademi: Mesazh ngushëllimi familjes së nderuar Qeriqi
Me pikëllim dhe dhimbje të thellë në shpirt dhe në zemër morëm lajmin për ndarjen nga jeta tê Profesor Ahmet Qeriqit mikut tonë,të familjes Ademi nga Shkupi i Dardanisë për më shumë gjysmë shekulli ishte shok i ngushtë i vëllaut tonë Muhamet Ademit. Profesor Ahmeti me veprimtarinë e tij atdhetare …
Më shumë...Gjykata Speciale i miraton Hashim Thaçit vizitën e përkohshme në Kosovë për shkak të gjendjes së rëndë të babait
Gjykata Speciale ka miratuar kërkesën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, për të ardhur në Kosovë dhe për të vizituar babain e tij, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas më shumë se tre orë qëndrim në QKUK, saktësisht në Klinken Interne ku po qëndron babai i tij …
Më shumë...Mbrojtja e Bashkim Smakajt akuzon Prokurorinë e Hagës për fshehje provash
Mbrojtja e Bashkim Smakajt, ish-shefit të AKI-së, ka akuzuar Prokurorinë e Hagës për fshehje të qëllimshme të një prove shfajësuese në rastin e akuzës për pengim të drejtësisë. Sipas një parashtrese të dorëzuar në Gjykatën Speciale, mbrojtja pretendon se Prokuroria nuk ka bërë të ditur ekzistencën e një interviste të …
Më shumë...Kosova dhe SHBA-ja thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes
Qeveria e Kosovës ka miratuar në parim nismën për lidhjen e një marrëveshjeje kornizë për bashkëpunim të thelluar në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, deklaroi se marrëveshja përfshin pesë fusha kryesore: Planifikimi …
Më shumë...BE-ja dhe Holanda kërkojnë përkushtim të Kosovës në dialog dhe sundim të ligjit
Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka theksuar se Kosova duhet të angazhohet më shumë në dialogun me Serbinë dhe në zbatimin e reformave.“Duhet të kemi progres në dy fusha kryesore: së pari, Qeveria duhet të përkushtohet në ndërmjetësimin dhe lehtësimin e dialogut me Serbinë, që është pjesë …
Më shumë...Muhamet Hamiti: Kosova i ka punët më keq se kurrë për fajin e Qeverisë Kurti
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, duke e akuzuar për dështime të shumta në qeverisje dhe përkeqësimin e situatës në vend. Kosova është nën sanksione ndërkombëtare për më shumë se dy vjet dhe ka përjetuar rritje të korrupsionit në nivele të papara më herët. …
Më shumë...Ade Clewlow: Nuk shoh ndonjë arsye që trupat e KFOR-it të tërhiqen nga Kosova
Ish-oficeri britanik, Ade Clewlow, i cili ka kontribuar në krijimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka theksuar se Kosova duhet të jetë shumë e vëmendshme ndaj ndryshimeve gjeopolitike që po ndodhin në botë. Clewlow ka theksuar se edhe në rast të tërheqjes së trupave amerikane nga Kosova, shtetet e …
Më shumë...Ramush Haradinaj: Kam zhvilluar dy takime me Krasniqin, komunikim të rregullt me Abdixhikun
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka zhvilluar dy takime me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ndërsa me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komunikim të rregullt, por ende nuk janë takuar. “Kam komunikim të rregullt …
Më shumë...Dardan Sejdiu: Nuk ka ngërç politik, ka katër mundësi për formimin e qeverisë
Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se nuk ekziston një ngërç politik në Kosovë, pasi sipas tij, ka të paktën katër mundësi bashkëpunimi për të formuar qeverinë. Nuk ka ngërç politik, s’mund të ketë ngërç politik në një situatë ku janë minimalisht katër mundësi për të bërë qeverinë. Nëse i …
Më shumë...Miftaraj kritikon Vetëvendosjen për sulmet ndaj mediave dhe kritikëve
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka deklaruar se sa më shumë që Lëvizja Vetëvendosje ndien panik për humbjen e pushtetit, aq më shumë shtohen sulmet e orkestruara ndaj mediave dhe kritikëve të saj. Ai theksoi se për aq kohë sa ka interesa, do të ketë edhe “shërbëtorë …
Më shumë...Kompania GMM Group shpallet fituese në tri raste, por ka dyshime për kapacitetet e saj
Në fund të mandatit të Qeverisë në detyrë, janë shpërndarë kontrata për pastrimin e veturave, që janë fituar nga kompania GMM Group. Kjo kompani ka marrë kontratat nga Zyra e Kryeministrit, Ministria e Bujqësisë dhe Telekomi i Kosovës. Interesant është se kompania GMM Group ka fituar të tria tenderët, megjithëse …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
