Në kazermën ,,Ushtarët e NATO-s” të Brigadës së Reagimit të Shpejtë të FSK-së, në Burim ish-Istog, sot u mbajt ceremonia e ndërrimit të komandës së BRSH-së, nga gjeneral brigade Xhevahir Geci te gjeneral brigade Fadil Hadërgjonaj. Në ceremoninë solemne të pranishëm ishin: ministri i MFSK-së, Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, …
Më shumë...Lajmet
Ministria e Bujqësisë hap periudhën e aplikimit për grante investive në bujqësi dhe Në zhvillimin rural
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që nga sot ka hapur periudhën për aplikim për disa masa mbështetëse në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2018, ku kjo përkrahje përmes granteve investive do të jetë për fermerët në gjithë territorin e Kosovës. Thirrjet për aplikim janë hapur …
Më shumë...Ministri, Bajram Hasani, ka ndarë dy milionë euro për Zonën Ekonomike të Vitisë
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka nënshkruar marrëveshje me kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Halitin, për ta financuar zonën ekonomike në këtë qytet që kap vlerën e mbi dy milionë eurove. Hasani ka thënë se i tërë projekti do të financohet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, …
Më shumë...RRGK kërkon urgjentisht zbardhjen e rastit të Antigona Morinës
RrGK kërkon urgjentisht zbardhjen e rastit të Antigona Morinës. Dje, me datë 18 mars 2018, është raportuar për skandalin e radhës nga ana e organeve të drejtësisë lidhur me trajtimin e rasteve të dhunës së ushtruar ndaj grave në Kosovë. Rasti i tanishëm vjen një javë pas raportimeve për lirimin …
Më shumë...Instituti Demokratik i Kosovës: Votuesit e rinj nuk i besojnë Qeverisë dhe partive politike
Instituti Demokratik i Kosovës ka mbajtur sot tryezën e diskutimit “Qëndrimet dhe sjelljet e votuesve të rinj”, gjatë së cilës u publikuan dy raporte të hulumtimit të opinionit lidhur me qëndrimet dhe preferencat politike të të rinjve. Të gjeturat e këtij raporti u bënë objekt diskutimi mes të rinjve, ambasadorit …
Më shumë...Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj: Viktimat e dhunës seksuale duhet të kenë trajtim të dinjitetshëm në shoqëri
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë sot në konferencën me temën “Përtej Mbështetjes Financiare”, të organizuar nga Fondacioni për Zhvillim të Komunitetit në bashkëpunim me “ Kosova Women for Women”. Haradinaj në këtë konferencë tha se çështja gjinore në Kosovë është në një proces më të vonuar të barazisë gjinore, …
Më shumë...Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli: Kosova mund të krenohet me gra të suksesshme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë në hapje të Javës së Gruas 2018 se Kosova ka gra të suksesshme dhe mund të krenohet me to, ndërsa ka bërë thirrje për më shumë përfaqësim të grave në vendimmarrje. “Ne kemi dhënë shembuj se si institucionet kryesore të vendit …
Më shumë...Avdullah Hoti e konfirmon se deputetët e LDK-së janë në favor të ratifikimit të marrëveshjes se demarkacionit
Shefi i GP-së të LDK-së Avdullah Hoti me anë të një shkrimi në rrjetin social ka bërë të ditur së 27 deputetët e LDK-së do ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Por ai ka thënë së problemi qëndron tek koalicioni qeverisës i cili duhet t’i …
Më shumë...Stafi mbështetës i Prokurorisë Speciale të Kosovës nga sot do të hyjë në grevë të përgjithshme
Stafi mbështetës i Prokurorisë Speciale të Kosovës nga sot do të hyjë në grevë të përgjithshme deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Greva është paralajmëruar nga kryetari i këshillit grevist të stafit mbështetës të PSRK-së, Sheremet Fejza. “Në takimin që e patën me gjithë stafin mbështetës të Prokurorisë Speciale …
Më shumë...Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media shqyrton projektligjin për statistikat zyrtare
Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media sot mban mbledhje. Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe shqyrtimi i propozimeve për hartimin e draftligjit për transmetuesin publik të Kosovës.
Më shumë...Sot bëhen 19 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris
Sot bëhen 19 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni nga Kosova dhe ai serb kishin nënshkruar më 18 mars 1999, marrëveshje të ndryshme. Delegacioni i Kosovës kishte nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga bashkëbiseduesit ndërkombëtarë, ndërkohë që delegacioni serb kishte …
Më shumë...Në Bruksel sot do të vazhdojnë negociatat në mes të delegacionit të Prishtinës dhe atij të Beogradit
Në Bruksel sot do të vazhdojnë negociatat në mes të delegacionit të Prishtinës dhe atij të Beogradit. Delegacioni kosovar do të udhëhiqet nga Avni Arifi ndërsa ai serb do të udhëhiqet nga shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq. Tema të diskutimit janë paraparë të jenë: marrëveshja për asociacionin …
Më shumë...Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka raporton sot për gjendjen në Trepçë dhe Telekom
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal do të mbajë sot mbledhje. Në këtë mbledhje do të ketë raportim të ministrit së Zhvillimit ekomomik Valdrin Lluka, lidhur me gjendjen në Shoqërinë Aksionare Trepça SH.A, Ndërmarrjen Publike Posta e Kosovës SH.A. dhe Ndërmarrjen Publike Telekomi i Kosovës
Më shumë...Ministria e Drejtësisë reagon ndaj akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje për dështime në drejtësi
Ministria e Drejtësisë, më anë të një komunikate për medie, shpreh mos pajtim me konstatimet e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë një konferencë shtypi. Sipas kësaj ministrie, është tërësisht e papranueshme tendenca që ky subjekt politik vazhdimisht përpiqet të denigrojë përpjekjet institucionale për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe funksionimin e mirëfilltë …
Më shumë...Pacolli: Tërheqje e njohjes nuk ekziston në të Drejtën Ndërkombëtare dhe kjo është vetëm propagandë serbe
Ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli, thotë se akreditimi diplomatik dhe dorëzimi i letrave kredenciale i ambasadorit të Kosovës te Presidenti i Gambisë, Adama Barrow, “ishte përgjigja më e merituar ndaj propagandës dhe qëllimeve malinje të Daqiçit dhe diplomacisë serbe për minimin e kredibilitetit dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Ministrit të …
Më shumë...Spanja nuk merr pjesë në konferenca apo samite ku përfaqësohet Kosova si shtet i pavarur
Spanja, nën kryesimin e kryetarit Mariano Rajoy, nuk do të marrë pjesë në asnjë samit evropian apo në ndonjë samit tjetër ku Kosova është pranishme me ndonjë shenjë të shtetësisë së saj dhe ku paraqitet si entitet në vete. Ky është qëndrimi i prerë dhe i pandryshueshëm i qeverisë spanjolle …
Më shumë...