Lajmet

PD-ja po proteston në Tiranë kundër Qeverisë

Organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë, në Tiranë po mbahen protesta kundër Qeverisë. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha se protesta ndaj Qeverisë së Edi Ramës do të mbahet në dy mënyra. Deputetët e PD-së do të protestojnë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë ndërsa qytetarët do të protestojnë jashtë sallës …

Më shumë...

Në Deçan u protestua kundër marrjes së tokave nga manastiri i Deçanit

Organizuar nga Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, sot në këtë qytet u protestua kundër grabitjes së tokave të banorëve të kësaj ane nga Manastiri i Deçanit. Protesta me moton “Pronat janë tonat” u mbajt për të kundërshtuar pretendimeve pronësore të Manastirit të Deçanit dhe vendimin …

Më shumë...

Veseli: BE t’i ndëshkojë politikanët, jo qytetarët

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kritikuar qasjen e Brukselit, pas lajmit se Komisioni Evropian nuk do të jap dritën jeshile për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Në konferencën e parë vjetore Kuvend-Shoqëri Civile, Veseli ka thënë se në qoftë se ka zëra për krim të …

Më shumë...

Mustafa e Thaçi ankohen për mos-liberalizimin e vizave

Kabineti qeveritar i Isa Mustafës, në mbledhjen e rregullt, ka folur në lidhje me paralajmërimet e Kosova nuk do të marrë rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave. Kryeministri, Isa Mustafa u shpreh se nuk ka arsye që BE të mos jap  rekomandimin pozitiv për liberalizim të vizave, pasi që janë …

Më shumë...

Në 15-vjetorin e ndarjes nga jeta përkujtohet veprimtari dhe gjenerali i UÇK-së, Jashar Salihu

         Sot në Deçan në 15-vjetorin e ndarjes nga jeta përkujtohet veprimtari i shquar i Çështjes Kombëtare, gjenerali i UÇK-së, Jashar Salihu. Ai ishte përfaqësuesi i parë diplomatik i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës në Zvicër dhe kryetar i Këshillit për Administrimin e Fondit “Vendlindja thërret”.  Në orën 11:00, në …

Më shumë...

Donald Trump: Nuk do ta lejoj hyrjen e myslimanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kandidati republikan për kryetar të Amerikës, Donald Trump, e ka mbrojtur qëndrimin për ndalesën e hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, gjatë një debati me kandidatët e tjerë republikanë. I kritikuar për deklarata të tilla raciste, Trump është përgjegjur duke theksuar se kandidatura presidenciale e Bushit ishte katastrofë totale. …

Më shumë...

Bujupi: Vasaliteti i politikanëve të korruptuar nuk sjellë asgjë të mirë për vendin

Pas konstatimit të Këshillit të BE-së se Kosova në implementimin e kritereve, nuk ka marrë një rekomandim pozitiv sa i takon liberalizimit të vizave ka reaguar edhe  Shefja e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi.  “Vasaliteti i politikanëve të korruptuar dhe të shantazhuar, përveç dëmeve nuk sjellë asgjë të mirë …

Më shumë...

Kryetarja Jahjaga pritet të mbajë një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës

Kryetarja e Kosovës Atifete Jahjaga pritet që sot  të mbajë një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Zyra për media e Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se  sot në orën 11.oo do të mbahet një seancë plenare me një pikë të rendit të ditës, ku kryetarja, Atifete Jahjaga do …

Më shumë...

Gjykata e Prishtinës i ka shqiptuar deputetit Pal Lekaj masën e arrestit shtëpiak prej një muaj

Gjykata e Prishtinës i ka shqiptuar  deputetit të AAK-së,  Pal Lekaj masën e arrestit shtëpiak prej një muaj, ndërsa për deputetët tjerë të arrestuar gjatë ditës së djeshme ka caktuar masën e paraqitjes në polici dy herë në javë gjatë tridhjetë ditëve të ardhshme. Glauk Konjufca tha se ky vendim …

Më shumë...

Komuna e Tetovës mori vendim për ndërprerjen e mësimit në shkollat fillore dhe të mesme

Komuna e Tetovës mori vendim për ndërprerjen e mësimit në shkollat fillore dhe të mesme, si dhe ka mbyllur çerdhet për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit në Tetovë, që dy ditët e fundit arriti nivelet rekorde deri më 996 mikrogram për metër kub. “Duke u nisur …

Më shumë...

Burgu i përjetshëm për 6 shqiptarët e dënuar për terrorizëm, revolton familjarët e të dënuarve

Vendimi i Gjykatës së Apelit, në Shkup, që konfirmoi dënimin me burgim të përjetshëm për 6 shqiptarët e dënuar për terrorizëm, ka shkaktuar revoltë të madhe te familjarët e të dënuarve. Bedri Hajdari, i cili ka në burg vëllain dhe dy nipa, nuk përjashton as hakmarrjen, nëse nuk zbardhet e …

Më shumë...

KOSTT: Emërohet Kryeshefi Ekzekutiv i Operatorit të Sistemit, Transmisionit

Pas një procesi transparent dhe konkurrues në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, Bordi i Drejtorëve të KOSTT sh.a në mënyrë unanime ka vendosur që të emëroj Kryeshef Ekzekutiv të KOSTT sh.a z.Mustafë Hasani.  Mustafë Hasani me profesion Magjistër i Shkencave të Administrimit të Biznesit mban përvojë shumë vjeçare në …

Më shumë...

Opozita sot proteston në Pejë

Tri partitë e opozitës së bashkuar: Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë thirrur për sot protestë në Pejë. Protesta e sotme kundër marrëveshjeve për Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi, vjen pas atyre të javës së kaluar në Gjakovë dhe …

Më shumë...

PK: Në manifestim morën pjesë 2000 vetë

Pas përfundimit të protestës së partive opozitare, Policia rajonale e Pejës ka bërë me dije se manifestimi ka kaluar pa asnjë incident. Sipas njoftimit të Policisë, manifestimi në sheshin ‘Shkelzen Haradinaj’ zgjati rreth 50 minuta. “Gjatë tërë kohës nuk është raportuar asnjë incident i cili do të ndikonte në rrjedhën …

Më shumë...

Ndahen 200 mijë euro për shërimin e invalidëve të luftës

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin që të ndajë mjetë financiare për kompensimin e veteranëve për rregullimin e protezave dhe shërimin e Invalidëve të Luftës së UÇK-së në vlerë prej 200 mijë eurosh. Në këtë mbledhje ku u shqyrtuan 17 pika të rendit të ditës, kryeministri …

Më shumë...

Daçiq: Bisedimet me Prishtinën do të vazhdojnë edhe në të ardhmen

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka thënë se nuk pret “kurthe” në kapitullin 35 për Kosovën. Ai ka siguruar se bisedimet Prishtinë-Beograd do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Daçiq në një prononcim për gazetën ‘Politika’, ka thënë se kapitullin në fjalë “nuk paraqet zëvendësim për dialogun” …

Më shumë...