Azem Syla

Azem Syla është liruar nga paraburgimi

Avokati, Tomë Gashi ka konfirmuar lajmin për lirimin nga paraburgimi të ish Komandantit të luftës së UÇK-së, Azem Syla, i akuzuar nga EULEX-i gjoja për krim të organizuar. Ai bashkë me Nuhi Ukën, Arton Vilën, Hajrullah Berishën, Avni Maxhunin e Sabedin Haxhiun,  obligohen  që një herë në javë të lajmërohen në stacionin policor, aty ku ata janë me banim të përhershëm apo të përkohshëm. Pos kësaj, të liruarve nuk u lejohet të kontaktojnë dhe të flasin  me dëshmitarët. Ndërsa Ilaz Sylës dhe Ljubisha Vujoviqit nuk i është ndërprerë masa e paraburgimit. Azem Syla me një grup prej mbi 60 persona ishte arrestuar gjoja për krim të organizuar në lidhje me disa prona në periferi të Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …