Lajmet

Në fshatin Kçiq të Mitrovicës filluan gërmimet në vendin ku dyshohet se ka varrezë masive

Në fshatin Kçiq të komunës së Mitrovicës kanë filluar gërmimet në vendin ku dyshohet se ka varrezë masive. Vendodhja është përcaktuar në bazë të dëshmisë së një qytetari i cila ka deklaruar se pranë varrezave të këtij fshati janë varrosur disa persona të vrarë gjatë luftës çlirimtare në Kosovë. Gjatë …

Më shumë...

Fejzullah Hasani: Gjyqtarët e EULEX-it po marrin vendime të paligjshme

Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani, i ka akuzuar gjyqtarët e EULEX-it për vendime të paligjshme, Një aktvendim i tillë është marrë nga kolegji me shumicë gjyqtarësh të EULEX-it, i cili  ka vendosur ta dërgojë në gjykim aktakuzën kundër Sami Lushtakut dhe të tjerëve për një tender në …

Më shumë...

Donald Trump: Nuk do ta lejoj hyrjen e myslimanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kandidati republikan për kryetar të Amerikës, Donald Trump, e ka mbrojtur qëndrimin për ndalesën e hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, gjatë një debati me kandidatët e tjerë republikanë. I kritikuar për deklarata të tilla raciste, Trump është përgjegjur duke theksuar se kandidatura presidenciale e Bushit ishte katastrofë totale. …

Më shumë...

Bujupi: Vasaliteti i politikanëve të korruptuar nuk sjellë asgjë të mirë për vendin

Pas konstatimit të Këshillit të BE-së se Kosova në implementimin e kritereve, nuk ka marrë një rekomandim pozitiv sa i takon liberalizimit të vizave ka reaguar edhe  Shefja e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi.  “Vasaliteti i politikanëve të korruptuar dhe të shantazhuar, përveç dëmeve nuk sjellë asgjë të mirë …

Më shumë...

Kryetarja Jahjaga pritet të mbajë një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës

Kryetarja e Kosovës Atifete Jahjaga pritet që sot  të mbajë një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Zyra për media e Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se  sot në orën 11.oo do të mbahet një seancë plenare me një pikë të rendit të ditës, ku kryetarja, Atifete Jahjaga do …

Më shumë...

Gjykata e Prishtinës i ka shqiptuar deputetit Pal Lekaj masën e arrestit shtëpiak prej një muaj

Gjykata e Prishtinës i ka shqiptuar  deputetit të AAK-së,  Pal Lekaj masën e arrestit shtëpiak prej një muaj, ndërsa për deputetët tjerë të arrestuar gjatë ditës së djeshme ka caktuar masën e paraqitjes në polici dy herë në javë gjatë tridhjetë ditëve të ardhshme. Glauk Konjufca tha se ky vendim …

Më shumë...

Komuna e Tetovës mori vendim për ndërprerjen e mësimit në shkollat fillore dhe të mesme

Komuna e Tetovës mori vendim për ndërprerjen e mësimit në shkollat fillore dhe të mesme, si dhe ka mbyllur çerdhet për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit në Tetovë, që dy ditët e fundit arriti nivelet rekorde deri më 996 mikrogram për metër kub. “Duke u nisur …

Më shumë...

Burgu i përjetshëm për 6 shqiptarët e dënuar për terrorizëm, revolton familjarët e të dënuarve

Vendimi i Gjykatës së Apelit, në Shkup, që konfirmoi dënimin me burgim të përjetshëm për 6 shqiptarët e dënuar për terrorizëm, ka shkaktuar revoltë të madhe te familjarët e të dënuarve. Bedri Hajdari, i cili ka në burg vëllain dhe dy nipa, nuk përjashton as hakmarrjen, nëse nuk zbardhet e …

Më shumë...

KOSTT: Emërohet Kryeshefi Ekzekutiv i Operatorit të Sistemit, Transmisionit

Pas një procesi transparent dhe konkurrues në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, Bordi i Drejtorëve të KOSTT sh.a në mënyrë unanime ka vendosur që të emëroj Kryeshef Ekzekutiv të KOSTT sh.a z.Mustafë Hasani.  Mustafë Hasani me profesion Magjistër i Shkencave të Administrimit të Biznesit mban përvojë shumë vjeçare në …

Më shumë...

Opozita sot proteston në Pejë

Tri partitë e opozitës së bashkuar: Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë thirrur për sot protestë në Pejë. Protesta e sotme kundër marrëveshjeve për Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi, vjen pas atyre të javës së kaluar në Gjakovë dhe …

Më shumë...

PK: Në manifestim morën pjesë 2000 vetë

Pas përfundimit të protestës së partive opozitare, Policia rajonale e Pejës ka bërë me dije se manifestimi ka kaluar pa asnjë incident. Sipas njoftimit të Policisë, manifestimi në sheshin ‘Shkelzen Haradinaj’ zgjati rreth 50 minuta. “Gjatë tërë kohës nuk është raportuar asnjë incident i cili do të ndikonte në rrjedhën …

Më shumë...

Ndahen 200 mijë euro për shërimin e invalidëve të luftës

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin që të ndajë mjetë financiare për kompensimin e veteranëve për rregullimin e protezave dhe shërimin e Invalidëve të Luftës së UÇK-së në vlerë prej 200 mijë eurosh. Në këtë mbledhje ku u shqyrtuan 17 pika të rendit të ditës, kryeministri …

Më shumë...

Daçiq: Bisedimet me Prishtinën do të vazhdojnë edhe në të ardhmen

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka thënë se nuk pret “kurthe” në kapitullin 35 për Kosovën. Ai ka siguruar se bisedimet Prishtinë-Beograd do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Daçiq në një prononcim për gazetën ‘Politika’, ka thënë se kapitullin në fjalë “nuk paraqet zëvendësim për dialogun” …

Më shumë...

Peja i thotë ‘JO’ Zajednicës dhe faljes së tokës

Mijëra protestues u mblodhën sot në Pejë, për të kundërshtuar Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe dhe atë për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Në manifestimin e organizuar nga tri partitë opozitare, u tha se nuk do të lejohet që Serbia të kthehet në Kosovë. Masës protestuese iu …

Më shumë...

Qeveria miratoi Programin për Zbatimin e MSA

Kabineti qeveritar sot ka miratuar Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit. Ky dokument, u tha se është një nga detyrimet ligjore që rrjedh prej Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit. Ministri i Integrimit, Bekim Çollaku theksoi se dokumente të ngjashme kanë hartuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. “Programi mbulon periudhën …

Më shumë...