Fejzullah Hasani: Gjyqtarët e EULEX-it po marrin vendime të paligjshme

Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani, i ka akuzuar gjyqtarët e EULEX-it për vendime të paligjshme, Një aktvendim i tillë është marrë nga kolegji me shumicë gjyqtarësh të EULEX-it, i cili  ka vendosur ta dërgojë në gjykim aktakuzën kundër Sami Lushtakut dhe të tjerëve për një tender në KEK, ani se Gjykata e Apelit e kishte hedhur poshtë atë. Hasani ka thënë se të gjitha ato aktakuza që ngrihen pas afatit prej 24 muaj hetimesh janë arbitrare dhe në kundërshtim më ligjin. Kreu i Supremes ka thënë se nuk ka autoritet mbi kolegët ndërkombëtarë, të cilët, sipas tij, kanë lejuar ankesa edhe ndaj vendimeve të formës së prerë, çka nuk parashihet me ligj.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …