Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka thënë se RTK-ja po i shërben Qeverisë, ndërsa përpjekjen për atentat kundër kryeministrit Albin Kurti, e sheh si viktimizim para elektoratit të tij, në luftën kundër Serbisë. Duke folur për raportimet dhe “atentatin” ndaj kryeministrit Albin Kurti, deputeti i PDK-së, ka …
Më shumë...Lajmet
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i gëzohet lajmit se tashmë ka përfunduar periudha 30 ditore, për blerjen e sistemit antitank, amerikan
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. i gëzohet lajmit se tashmë ka përfunduar periudha tridhjetë ditore e njoftimit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rreth kërkesës për blerjen e sistemit anti-tank, Xhaveline. Tani është koha kur mund të vazhdohet me hapat tjerë. Ai ka shkruar për këtë rast se …
Më shumë...Christopher Hill: Qeveria amerikane ishte shumë e qartë për shqetësimet e saj rreth vendimit për ndalimin e dinarit në Kosovë
Ambasadori amerikan, në Beograd, Christopher Hill, tha se Qeveria amerikane ishte shumë e qartë për shqetësimet e saj rreth vendimit për ndalimin e dinarit, në Kosovë. Në Uashington, ku mori pjesë në një pritje me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, Hill. I pyetur për çështjen e dinarit, ai …
Më shumë...Joe Biden: Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë pauzë gjashtë-javore, në luftimet midis Izraelit dhe Hamasit, në Gazë
Kryetari amerikan, Joe Biden ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë një pauzë gjashtë-javore në luftimet midis Izraelit dhe Hamasit në Gazë, si një hap drejt një armëpushimi më afatgjatë. Biden dhe Mbreti Abdullah i Jordanisë, folën për median pasi dy aleatët mbajtën bisedime në Shtëpinë e …
Më shumë...Trupi gjykues i Gjykatës Speciale, në Hagë, vendosi të mos marrë masa kufizuese në vizitat private të katër krerëve të UÇK-së
Trupi gjykues i Gjykatës Speciale, në Hagë, në çështjen penale kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, vendosi të mos marrë masa kufizuese lidhur me vizitat private të të akuzuarve. Në vendimin e datës 9 shkurt 2024, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith i tretë ia ka rikujtuar …
Më shumë...Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka biseduar me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, dje ka takuar, ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend. Haradinaj ka thënë se e ka njoftuar Hovenier për temat e diskutimit gjatë takimeve që ka pasur në Departamentin e Shtetit, …
Më shumë...Afrim Veseli, ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit të sqarojë dhe të tregojë nëse ka pasur apo jo atentat kundër kryeministrit, Albin Kurti
Kolonel i FSK-së, bë pension, Afrim Veseli, ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të sqarojë dhe të tregojë nëse ka pasur apo jo atentat kundër kryeministrit, Albin Kurti. Ai e konsideron shqetësuese, kërcënimin i cili pretendohet t’i jetë bërë kryeministrit. Rrezikimi i jetës së cilitdo qytetarë është shqetësim në …
Më shumë...Bilall Sherifi: Është shthurje totale të shesësh mend për blerje të armëve në vitin 2024 me NATO-n brenda, në Kosovë
Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, shkruan se është shthurje totale të shesësh mend për blerje të armëve në vitin 2024 me NATO-n brenda në Kosovë, përballë atyre që armët i kanë sjellë kur paguheshin me jetë e gjak. Ai ka shkruar se qeveria nuk po arrin t’i shërojë komplekset …
Më shumë...Mbështetësit e Gazment Bardhit e përkrahësit e Sali Berisha u bashkuan për herë të parë në një mbledhje të grupit brenda selisë së PD-së
Mbështetësit e Gazment Bardhit dhe përkrahësit e ish-kryeministrit Sali Berisha janë bashkuar për herë të parë në një mbledhje të grupit parlamentar brenda selisë së Partisë Demokratike. Pas gati dy vjetësh qëkur selia u rimor nga Berisha dhe ku mbështetësit e Bardhit mblidheshin në kryesinë e Kuvendit, sot është zyrtarizuar …
Më shumë...Shefi i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se NATO-ja nuk mund të jetë një aleancë, sipas dëshirës, së kujtdo qoftë
Shefi i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se NATO-ja nuk mund të jetë një aleancë, sipas dëshirës, duke iu përgjigjur Donald Trumpit, i cili minimizoi përkushtimin e sigurisë së NATO-s në Evropë nëse do të zgjidhej sërish president. Deklaratat e tij nxitën reagime në aleatët evropianë të Shteteve të …
Më shumë...Kujtim Jashari: Në Surrel, është ngritur një memorial për të kujtuar dhe nderuar ngjarjen e stërvitjes së grupit të parë dhe dytë për UÇK-në
Të flasësh sot, për heronjët e gjallë të celulës së parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosoves, para se gjithash është nder dhe krenari, dhe emocion në veçanti. Në emër timin personal por edhe familjes Jashari, dëshiroj të falënderoj oficerët ushtarak të Shqipërisë për përkushtimin dhe stërvitjen e tyre të palodhur …
Më shumë...Ndërhyrjet nga jashtë e brenda që po bëhen kundër BDI-së kanë për qëllim t’ i dëmtojnë shqiptarët në Maqedoni, tha Talat Xhaferi
Kryeministri i Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot ka folur në lidhje me deklaratën e kryetarit serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po përpiqet ta rrëzojë nga pushteti BDI-në dhe Ali Ahmetin. Xhaferi tha me këtë rast se ndërhyrjet nga jashtë janë të shumta, me …
Më shumë...Ministri, Bujar Osmani, ka akuzuar mediet nacionale maqedonase se janë duke bojkotuar punën e kryeministrit, Talat Xhaferi
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka reaguar kundër medieve nacionale maqedonase se janë duke bojkotuar punën e kryeministrit të parë shqiptar, Talat Xhaferi. Ai ka thënë se është duke u zhvilluar një fushatë agresive kundër liderit të BDI-së, Ali Ahmeti. Jemi dëshmitarë edhe të …
Më shumë...Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bëri të ditur se vetëm gjatë vitit 2023, 129 ushtarë janë larguar vullnetarisht nga FSK-ja
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka deklaruar se eetëm gjatë vitit 2023, 129 ushtarë janë larguar vullnetarisht nga FSK-ja. Më shumë se gjysma prej tyre janë larguar për mundësi jashtë FSK-së, duke lëvizur nëpër institucionet tjera. Gjatë vitit 2023 janë …
Më shumë...Qiriakos Mitsotakis: Qëndrimi i Greqisë, sa i përket mos-njohjes së pavarësisë së Kosovës, mbetet i pandryshuar
Kryeministri i Greqisë, Qriakos Mitsotakis, gjatë një vizite që pati në Beograd, ka deklaruar se qëndrimi i Greqisë, për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës mbetet i pandryshuar. Gjatë bisedës me kryetarin e Serbisë, Vuçiq ai ka thënë se ndërmjetësimi evropian dhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë janë mënyra …
Më shumë...Pavarësisht kërkesave të aleatëve, kryeministri Albin Kurti, tha se nuk do të heq dorë nga vendimi për ndalimin e dinarit të Serbisë
Pavarësisht kërkesave të aleatëve, veçmas të Amerikës dhe BE-së kryeministri Albin Kurti, tha se nuk do të hiqet dorë nga vendimi që vetëm euroja të jetë valuta për pagesa në Kosovë. Që nga 1 shkurti, në Kosovë ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila …
Më shumë...