Lajmet

Kryesia e Kuvendit të Kosovës takohet sot me qëllim për të shqyrtuar pikat e rendit të ditës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës takohet sot në orën 11:00, me qëllim për të shqyrtuar pikat e rendit të ditës për seancën e ardhshme. Seanca e fundit e Kuvendit është mbajtur më 17 nëntor, ku në mes përplasjesh e tensionesh të shumta dhe pa opozitën, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar …

Më shumë...

Dëme të konsiderueshme nga pasojat e motit të lig në disa pjesë të Kosovës

Burimet e lajmeve nga rajonet  e ndryshme te vendit bëjnë të ditur se prishja e motit në 24 orët e fundit, e pasur me erë dhe shi të pandërprerë,  ka shkaktuar dëme të shumta materiale në pothuaj, gjithë vendin, duke prekur sidomos rrjetin e energjisë elektrike. Pa pullaze kanë mbetur disa …

Më shumë...

Shqipëria është kapluar me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta

Shqipëria është kapluar  me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta. Në Tiranë, shumë rrugë u përmbytën, kryesisht në kryqëzime të rëndësishme lidhëse të kryeqytetit. Në Kombinat ishte një nga pikat kritike. Por edhe në zonën e Laprakës, deri në mesditë, pothuajse e gjithë rruga ishte e mbuluar nga uji. …

Më shumë...

Vizita e Dikoviqit në Prishtinë, është një ofendim i rëndë për popullin shqiptar të Kosovës

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se vizita e komandantit të Ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviq  në Prishtinë, është e papranueshme dhe është një ofendim i rëndë për popullin e Kosovës. Ai ka thënë se Dikoviq, i cili në vitin 1999 ka qenë komandant i Trupave Tokësore të Serbisë, është …

Më shumë...

Driton Çaushi, thotë se marrëveshjet e fundit në Bruksel do të anulohen

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Driton Çaushi duke  e komentuar arrestimin e një qytetari  te “Kroi i Vitakut”, ka shkruar se Republika e Kosovës nuk negociohet. “Hazir Ferati, banor i lagjes ‘Kroi i Vitakut’ u arrestua  nga strukturat paralele, tanimë të rehabilituara nën uniformën e Policisë së Kosovës. Arrestimi ndodhi vetëm sepse …

Më shumë...

Gjykata e Apelit do ta shqyrtojë ankesën për lirimin e deputetes Kadaj-Bujupi nga paraburgimi

Avokati i deputetes, Donika Kadaj-Bujupi, Arianit Koci, shpreson se Gjykata e Apelit do ta shqyrtojë ankesën e mbrojtjes për lirimin e e deputetes, Kadaj-Bujupi nga paraburgimi. Ai ka thënë për “Epokën e re”, së lëndët që kanë të bëjnë me paraburgimet janë me prioritet për t’u trajtuar nga gjykata.  Në …

Më shumë...

Minstrat e arsimit, Ademi dhe Bajrami kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi

Ministri i Arsimit të Kosovës Arsim Bajrami dhe ai i Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, kanë nënshkruar në Manastir, në 107-vjetorin e Kongresit të Alfabetit shqip  “Programin e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë”. Nënshkrimi i …

Më shumë...

U shënua 22 Nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Edhe pse Dita e Alfabetit ë Gjuhës Shqipe do të duhej të festohej  bashkërisht, në tri qendrat shqiptare: Tiranë, Prishtinë, Shkup, kjo ngjarje madhore e historisë së arsmit shqiptar me disa manifestime kulturore  u  shënua  në trevat shqiptare  në Maqedoni. 22 Nëntori, shënon Ditën e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua …

Më shumë...

B. Çerkini: Po pengohet gjurmimi i 11 varrezave masive të shqiptarëve në Veri të Mitrovicës

Bajram Çerkini, kryetar i shoqatës për të pagjeturit “Zëri i Prindërve” në Mitrovicë, dhe kryetar i Këshillit Koordinues i Asociacionit të Shoqatave të të Zhdukurve të Kosovës, ka deklaruar se janë edhe 11 lokacione në rajonin e komunës së Mitrovicës, ku dyshohet se ndodhen trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë …

Më shumë...

Isa Mustafa e Hashim Thaçi nuk zënë dot vend në Kosovë

Në kohën kur situata politike dhe e ajo e sigurisë në Kosovë janë tensionuar deri në nivelin më të lartë, kryeministri, Isa  Mustafa dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, javën e ardhshme do të udhëtojnë për vizitë në Gjermani. Isa Mustafa do të vizitojë  dy prej landeve më të pasura …

Më shumë...

Përurohen librat, “Lufta çlirimtare në Morinë” dhe “Porosia e dëshmorëve

Në ambientet e hotel “Europa”, në lagjen “Dardania”  të Gjakovës, sot në orën 14:00, përurohet monografia, “Lufta çlirimtare në Morinë” dhe përmbledhja e poezive për  201 dëshmorët e  UÇK-së, “Porosia e dëshmorëve”, të autorit Shaban Demiraj.“Në perurimin  e këtyre librave priten të marrin pjesë personalitete të jetës politike, shoqërore, ushtarake, institucionale dhe …

Më shumë...

Gjukanoviq: Jemi përcaktuar për integrim në Evropë dhe në NATO, pavarësisht Rusisë

Deputetët e Dumës ruse përmes një deklarate kanë kundërshtuar përpjekjet e Malit të Zi për t’iu bashkura NATO-s. Ata i kanë bërë të ditur Podgoricës zyrtare se në rast se Mali i Zi i bashkohet NATO-s, Rusia do t i ndalojë investimet dhe turizmin në këtë vend sllav, dikur republikë …

Më shumë...

Heqja e taksave për biznesin e vogël në Shqipëri rrezik për largimin e tyre drejt Shqipërisë

Lajmi i heqjes së taksave për biznesin e vogël nga Qeveria shqiptare, është pasqyruar në dhjetëra media greke dhe është komentuar në mënyrë të veçantë edhe si një rrezik për largimin e bizneseve vendase drejt Shqipërisë. Në fillim me një kryeartikull në faqen e parë të saj gazeta “Estia” i …

Më shumë...

Jakup Krasniqi: Koalicioni nuk e ka mandatin qytetar duke u bërë tradhti kombëtare

Jakup Krasniqi nga NISMA për Kosovën, ka thënë se pushteti aktual besimin e qytetarëve e ka marrë me 1001 mashtrime. Sipas Krasniqit, koalicioni nuk e ka mandatin qytetar duke u bërë tradhti kombëtare. Ai thotë se për këtë çështje është i nevojshëm referendumi. “Me 1001 mashtrime kjo pozitë e ka …

Më shumë...

Sot në Prishtinë takohen përfaqësuesit e opozitës

Sot në Sallën e Kuqe në Prishtinë do të takohen përfaqësuesit e Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës për Kosovën, me qëllim për të diskutuar lidhur me situatën aktuale politike si dhe përgatitjet që po bëhen për të manifestuar qëndrimet e tyre kundër marrëveshjeve me Serbinë. Manifestimi paqësor do të mbahet më …

Më shumë...

Shqiptarët duhet të kthehen në shtëpitë e tyre në veri jo të arrestohen

Ne reagimin e Vetëvendosjes, Qendra në Mitrovicë lidhur me Arrestimi i Hazir Feratit dhe Betim Osmanit derisa rindërtonin shtëpitë e tyre te “Kroi i Vitakut”, thuhet se ky  është shënjuesi i radhës së stërkeqjes së Republikës së Kosovës nga ‘Zajednica’ dhe ndërhyrja e Serbisë. 12 mijë shqiptarët e zhvendosur dhunshëm …

Më shumë...