Lajmet

Peja i thotë ‘JO’ Zajednicës dhe faljes së tokës

Mijëra protestues u mblodhën sot në Pejë, për të kundërshtuar Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe dhe atë për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Në manifestimin e organizuar nga tri partitë opozitare, u tha se nuk do të lejohet që Serbia të kthehet në Kosovë. Masës protestuese iu …

Më shumë...

KE: Nuk ka rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave

Këshilli Evropian nuk ka dhënë rekomandimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Në raportin që pritet të dalë së shpejti, Këshilli Evropian nënvizon rëndësinë e përmbushjes së të gjitha kushteve të përcaktuara për liberalizim të vizave. Ky Këshill përmend disa herë, se hyrja në fuqi dhe zbatimi i …

Më shumë...

Çaushogllu: Durimit të Turqisë nga provokimet e vazhdueshme ruse po i vjen fundi

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Melvul Çaushoglu, duke folur për marrëdhëniet mjaft të tendosura me Rusinë ka deklaruar se durimit të Turqisë nga provokimet e njëpasnjëshme të Kremlinit po i vjen fundi. Ne jemi për marrëdhënie të mira fqinjësore me Rusinë, por durimi ynë ka një kufi ka …

Më shumë...

Tom Yazdgerdi: Nuk do të dënohen të gjithë luftëtarët e UÇK-së

Tom Yazdgerdi: Nuk do të dënohen të gjithë luftëtarët e UÇK-së për krime lufte, (por vetëm ata për të cilët ka dyshim,  Dik Marti, Beogradi zyrtar dhe LDK-ja)             Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Tom Yazdgerdi ka deklaruar për mediet se politika amerikane pret nga Kosova …

Më shumë...

Përkrahet qëndrimi i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

Zyra për Informim dhe Komunikim me Publikun e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali  Hadri” dega në Deçan, konfirmon se dje dhe sot ka pranuar telegrame përkrahje nga Degët e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” neper Kosovë.  Dorëheqja e Kryetares se Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës, Arta …

Më shumë...

Ministri Demolli priti në takim atasheun ushtarak gjerman

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli priti sot në një takim atasheun ushtarak të Gjermanisë në Bosnjë, i akredituar edhe për Kosovën, nënkolonel Martin Herrmann. Me këtë rast, ata nënshkruan amendamentet e memorandumit të bashkëpunimit të vitit 2014, në të cilën rregullohet dhe përcaktohet puna e këshilltarëve gjerman …

Më shumë...

Qeveria deri tani ka arrestuar 13 deputetë

Në një njoftim të Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se arrestimi i pesë deputetëve në dalje të Kuvendit, në mbrëmjen e datës 14 dhjetor 2015, është skandali i fundit që ndodh me pseudo-demokracinë e Veselit, Mustafës dhe Thaçit. Policia ka arrestuar  nënkryetaren e Kuvendit, Aida Dërguti, kryetarin e grupit rlamentar të Vetëvendosjes, …

Më shumë...

Opozita paralajmëron protestë gjithë-popullore me 9 janar

Partitë opozitare, pas takimit të sotëm në selinë e Nismës për Kosovën, kanë bërë të ditur mbajtjen e një proteste gjithë-popullore në Prishtinë, me 9 janar të vitit të ardhshëm. Duke folur për arrestimet e mbrëmshme, krerët e opozitës thanë se këto veprime të pushtetit nuk do të ndalin kundërshtimin …

Më shumë...

Jahjaga priti ambasadoren jorezidente të Portugalisë

Kryetarja, Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadoren e Portugalisë në Hungari, jorezidente për Kosovën, Maria Jose Morais Pires, e cila me këtë rast bëri dorëzimin e letrave kredenciale. Kryetarja Jahjaga vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy shteteve, duke vënë theksin në rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushat me …

Më shumë...

Apeli lë në fuqi burgimin e përjetshëm për 6 shqiptarët e Shkupit

Gjykata e Apelit në Shkup ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për 6 shqiptarët e akuzuar për vrasjen e 5 sllavo-maqedonasve në vitin 2012. Në vendimin e Apelit bëhet e ditur se janë hedhur poshtë ankesat e palës mbrojtëse, e cila i kishte konsideruar akuzat si të …

Më shumë...

30 ditë paraburgim për deputetin, Faton Topalli

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shqiptuar masën e paraburgimit për deputetin e Vetëvendosjes, Faton Topalli. Atij i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Ky vendim vjen pasi që deputeti Topalli kishte shkelur masën e arrestit shtëpiak, duke u paraqitur në mjediset e Kuvendit të Kosovës.

Më shumë...

Digjet një veturë e Ministrisë së Infrastrukturës

Persona të panjohur i kanë vënë zjarrin një veture zyrtare, pronë e Ministrisë së Infrastrukturës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Sipas raportit të Policisë, nuk ka të lënduar në njerëz, ndërkohë që rasti është duke u hetuar. Përndryshe, gjatë ditës së djeshme është …

Më shumë...

Shala: Kërkesat e opozitës janë të ligjshme

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka shprehur shqetësimin për ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës. Drejtori i këtij Këshilli, Behxhet Shala i ka quajtur të papranueshme skenat e dhunës në Kuvend, meqë kjo sipas tij, po e destabilizon vendin. “Jemi në një situatë ku …

Më shumë...

Haradinaj: Nuk na ndihmoi Policia për gazin lotsjellës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kundërshtuar pretendimin e kryekuvendarit, Kadri Veseli se gjoja shefi i sigurimit të Kuvendit ka ndihmuar deputetët opozitarë për futjen e gazit lotsjellës. Sipas Haradinajt, opozita gjatë tërë kohës kërkon mbështetje nga populli, por kësaj radhe nuk kanë pasur ndihmë nga …

Më shumë...

Çaushi: Nuk do të ndalemi deri në deputetin e fundit

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Driton Çaushi ka vlerësuar se ajo çka ndodhi dje në Kuvendin e Kosovës ka qenë një mbledhje e paligjshme. Sipas fjalëve të tij, arrestimet e deputetëve janë në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën e Kosovës. “Ne do të vazhdojmë me këto veprime deri në deputetin …

Më shumë...

Kryetarja Jahjaga mban fjalim në Kuvend me 17 dhjetor

Kryetarja e Republikës, Atifete Jahjaga në seancën e 17 dhjetorit, në orën 11:00, do të mbajë fjalimin e saj vjetor drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Kjo u konfirmua gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, gjatë të cilës u caktua që seanca e radhës të mbahet me 14 …

Më shumë...