Deputetja e Vetëvendosjes, Albulenë Haxhiu, ka thënë për mediet se opozita e bashkuar ka qëndrim të qartë sa i përket seancave plenare. Ajo ka deklaruar me këtë rast se Kuvendi i Kosovës nuk ka legjitimitet për zgjedhjen e kryetarit të Shtetit. Situata në Kosovë është e jashtëzakonshme dhe natyrisht që rrethanat nuk kanë ndryshuar, nuk ka ndryshuar as qëndrimi i opozitës së bashkuar. Është thjesht e pakuptimtë që një njeri i cili i ka sjell kaq shumë dëme vendit të emërohet në postin e kryetarit të Kosovës. Ai para së gjithash do duhej të jepte përgjegjësi, qoftë politike apo penale me gjithë dëmin që i ka krijuar vendit, ka thënë mes tjerash, deputetja Haxhiu.
Kontrolloni gjithashtu
Ardian Gjini në “Marshin për Liri”: Ata që luftuan për lirinë e Kosovës nuk janë fajtorë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, iu drejtua pjesëmarrësve të “Marshit për …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
