Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka falënderuar qytetarët që morën pjesë në Marshin për Liri, të mbajtur të shtunën në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Përmes një postimi në Instagram, ai ka shprehur pritjen për kthimin e babait të tij në Kosovë, së bashku me bashkëluftëtarët e tij. “Faleminderit, Kosovë! Të presim në Kosovë, babë, bashkë me shokët. UÇK”, ka shkruar Endrit Thaçi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
