Zef Ndrecaj: 30-vjetori i vrasjes nga policia serbe i vëllezërve Simon dhe Shtjefën Dushi, dëshmorë të kombit

HOMAZH PËR DËSHMORËT E KOMBIT, SIMON DHE SHTJEFËN DUSHI

Emrat e dëshmorëve të kombit, Simon dhe Shtjefën Dushi, nga fshati Deiq i komunës, së Klinës, paraqesi figura të personaliteteve mjaft të nderuar dhe të veçanta, të cilët për asnjë çast nuk janë shkëputur nga veprimtaria e tyre atdhetare dhe patriotike. Jeta dhe vepra e tyre lartësojnë sakrificën dhe vizionin për lirinë e këtij populli, duke mbetur një monument kujtimi për të gjithë brezat që vijnë.

Emri i këtyre dëshmorëve të kombit, do të jetë simbol i rënies ballaballë me pushtuesin serb, simbol i luftëtarit të denjë për lirinë e Kosovës. Emri i tyre sot është i nderuar në vendlindjen e tyre, në rreth, Kosovë dhe gjitha hapësirat shqiptare, sepse këta emra janë pjesë e pandarë e historisë, të tashmes dhe të ardhmes së popullit shqiptar. Simoni dhe Shtjefni, me cilësitë dhe veçoritë bujare dalloheshin nga të tjerët dukshëm dhe qartë. Tiparet karakteristike të tyre ishin sjelljet e njerëzishme, afria dhe aftësia e komunikimit me të tjerët; respektimi i vlerave të mirëfillta, shkalla e lartë e tolerancës, vendosmëria e paluhatshme, qëndrueshmëria stoike, zgjuarsia dhe vizioni i tyre shumë i qartë dhe i dinjitetshëm.

Dëshmorët që ranë për t’u përjetësuar

Dy vëllezërit, Simon Dushi, i lindur në vitin 23.02.1958 në fshatin Doblibare të Komunës së Gjakovës dhe vëllai i tij më i ri, Shtjefën Dushi, i lindur më 04.05.1964 në fshatin Deiq të Klinës, nga babai Jaku dhe nëna Prena, prindër shumë fisnikë dhe bujarë, të cilët rritën shumë fëmijë në frymë atdhetarie dhe patriotizmi. Këtë frymë e trashëguan edhe tek fëmijët e tyre, të cilët e dëshmuan, në fillimshtatorin e vitit 1990, pikërisht më 13 shtator 1990, kur ballë për ballë me gjakatarët serbë, të cilët bënin përpjekje t’ua gllabëronin atdheun e tyre, u ndeshen dhe pas një përleshjeje të ashpër në fshatin Grabanicë të Klinës, ranë heroikisht, për të mbetur në historiografinë e kombit tonë.

Sikur sotna kujtohet ai fillimshtatori i viti 1990 kur rezistenca e popullit shqiptar për liri, pavarësi dhe demokraci bëntë jetën shqiptare. Këtë rrugë e kishin marrë edhe vëllezërit atdhetarë, Simon dhe Shtjefën Dushi. Dhe ata në natën e errët të këtij muaj ishin ndeshur me gjaksorët serbë, të cilë bënin pëpjekje t’ua gllabëronin Tokën Arbërore, Tokën e Stërgjyshërve, mirë këta dhe shumë trima të tjerë të Kosovëes ishin betuar se kurrë për të gjallë tokën e të parëve të tryre nuk do t’ua lëshojnë serbit. Dhe në një përleshje me këta gjakpirës të këtij populli në altarin e kombit ranë këta dy të rinj vëllezër, Simon dhe Shtjefni, te cilet aty për aty nxorën edhe hakun e tyre duke vrarë policë serbë.

Dita e përcjelljes së dëshmorëve për në banesën e fundit, kishte bashkuar pothuaj tërë Kosovën që këtyre trimave të lirisë t’u jepet lamtumira e fundit dhe populli t’u përcjell një falënderim për gjakun e derdhur të këtyre dy dëshmorëve për lirinë e këtij populli. Kolonat e pafundta të njerëzve me dy gishtërinjë përpjet ne formë të shkronjës “V”, që atëbotë kjo shenjë simbolizonte fitoren e popullit shqiptar.

Nga dëshmorët me fjalë përshëndetëse u ndanë veprimtarë, bashkëpunëtorë dhe idealistë të shumtë, të cilët shprehen mirënjohjen dhe falënderimin për këtë akt sublim të këtyre vëllezërve dëshmorë. Po ashtu burrat e këtij momenti të dhimbjes, por edhe të ndjenjës së krenarisë u zotuan se rrugën e nisur nga këta djem dhe shumë të tjerë nuk do ta shpamngin deri ne realizimin e aspiratave shumëshekullore te brezave tanë.

Në këtë kohë, baza e vlerave të Kosovës qëndron në gjakun e derdhur për liri. Ky gjak përbën krenarinë tonë, sepse është themeli i Kosovës së lirë e të pavarur, ai përbën njëkohësisht obligimin tonë për ndërtimin dhe forcimin e atdheut ashtu siç e ëndërronin dëshmorët, ashtu siç na lanë amanetin e fundit.

Në saje të këtij gjaku dhe kësaj sakrifice të Simon dhe Shtjefën Dushi dhe gjithë dëshmorëve të Kombit, populli i Kosovës sot jeton i lirë dhe dinjitoz, fëmijët e saj rriten të gëzuar e pa frikën nga terrori barbar. Dëshmorët i falën lumturinë brezave, por siguruan edhe për veten e tyre lumturinë e amshueshme të shkallës më të përsosur.

Mbi themelet e këtij gjaku ne po ndërtojmë shtetin modern e demokratik të Kosovës, atdheun e lirë e të përbashkët të të gjithë qytetarëve të tij të barabartë.

Në saje të këtij gjaku ne sot kemi miq anekënd botës, të cilët jo vetëm e njohën e po e njohin shtetin e pavarur e sovran, por edhe po e mbështesin çdo ditë ndërtimin e tij, forcimin e tij, ngritjen e një jete të re e më të mirë në Kosovë.

Dëshmoret janë sintetizimi i vlerave tradicionale të lëvizjes kombëtare të Kosovës, janë mishërimi i ndjenjave më të pastra të atdhedashurisë e të përkushtimit, janë shpirti i guximit dhe pasioni i dijes, janë personifikimi i lavdisë pa njolla, janë shpirtrat që jetojnë midis nesh dhe janë gojët që kurrë nuk pushojnë së ligjëruari.

Sa herë shënojmë përvjetorët e dëshmorëve le të kujtojmë veprën e tyre të madhe për frymëzimin tonë në sfidat e rënda, le të kujtojmë rënien e tyre për të marrë guximin qytetar e institucional, le të kujtojmë amanetin e tyre për të qenë besnik të tij, le të kujtojmë përkushtimin deri në vetëmohim për të qenë shëmbëllimi i tyre.

Dëshmorët janë institucioni i përjetshëm i edukimit dhe i frymëzimit atdhetar të kombeve dhe të brezave të tyre. Virtytet e dëshmorëve janë burimi më i mirë i edukimit dhe i formimit të personalitetit të qytetarit besnik të Republikës së Kosovës, veprimtarit energjik të çështjes së saj dhe luftëtarit të paepur të ndërtimit e të paqes. Virtytet e tyre janë pasuria më e çmueshme morale, edukative e shpirtërore e këtij populli. Por lavdia e çdo virtyti qëndron në zbatimin e tij, prandaj ne i mbajmë gjallë dëshmorët jo vetëm në kujtimin tonë të përjetshëm, por edhe duke i konkretizuar vlerat e tyre që na i lanë trashëgim.

Rruga që ndoqën Simoni dhe Shtjefni ishte rrugë e shenjtë, të cilën e vazhduan me mijëra të rinj dhe të reja anekënd atdheut. Edhe Simon dhe Shtjefën Dushi dhe gjithë atë që kishin dhe mundën të jepnin për lirinë e tokës së tyre.

Emri i tyre u shënua me shkronja të arta, DËMORË TË KOMBIT, . të cilët do të mbesin përherë në kujtimin dhe krenarinë e brezave. Idealet dhe sakrifica e tyre sublime do të shërbejnë si udhërrëfyese në shtegtime të gjata për realizimin e idealeve të mëdha…

U vranë në rrugën e lirisë, në rrugën e jetës

Rruga e jetës së Simonit dhe Shtjefnit, qe e shkurtër, sepse vdiqën në moshën më të re, por ajo e lavdisë do të jetë e përjetshme. Ashtu si majat e bjeshkëve të larta të Kosovës që kapin të parat rrezet e agimit, ai i kap dhe i reflekton rrezet e lirisë.

Kështu që, këta dëshmorë lirie, sikur shumë dëshmorë të tjerë të kombit tonë, ranë vertikal në arenë të ndeshjes me gjakësorin, në kufirin shqiptaro-shqiptar. Mu aty ku Simoni dhe Shtjefnni, kishin ëndërruar ndeshjen me gjakatarin serb. Ata ishin të vetëdijshëm për mesazhin e jetës. Dashuria, morali i lartë dhe karakteri i çelikosur ndaj lirisë dhe pavarësisë së Kosovës ishin rrugë që i kishte trasuar vetes. Prandaj, edhe në këtë rrugë u vra. U vra në rrugën e lirisë, në rrugën e jetës… Armiku mendoi se me vrasjen e këtyre dëshmorë, do të vriten edhe idealet e tyre, mirëpo u mashtrua rëndë dhe në llogaritë e veta.

Dëshmorët e kombit, Simon dhe Shtjefën Dushi dhe gjithë dëshmorët tjerë të kombit nuk vdiqën. Emri i këtyre dëshmorëve dhe i gjithë të tjerëve që ranë për lirinë e Kosovës kanë hyrë në histori, për të mbetur emra të pashuar në historiografinë tonë kombëtare. Edhe Simoni, edhe Shtjefni, edhe gjithë dëshmorët të tjerë të kombit kryen një mision të shtrenjtë ndaj ndërgjegjes kombëtare.

Lavdi jetës dhe veprës së këtyre dëshmorëve të kombit dhe gjithë dëshmorëve të tjerë, të cilët jetën e tyre e dhanë për lirinë e Kosovës.

Sot familja Dushi e gzon rruge me ëmrat  Simon dhe Shtjefen Dushi.

Lavdi

Shënimet për vëllzërit: Simon Shtjefen Dushi i përpiloi profesor, Mikel Gojani,

 

13.09.2021.

Kontrolloni gjithashtu

Spiro Dine (1844-1922), rilindës, atdhetar dhe mbledhës i folklorit

Spiro Dine (1844-1922), rilindës, atdhetar dhe mbledhës i folklorit

Spiro Dine lindi në Vithkuq të Korçës në vitin 1844. Mori pjesë në Lëvizjen e …