Podgorica zyrtare ia ndalon hyrjen në Mal të Zi zëvendës-kryeministrit rus, Dmitri Rogozin

Autoritetet shtetërore  në Mal të Zi bënë të ditur se zëvendës-kryeministrit rus, Dmitri Rogozin, ia kanë ndaluar hyrjen në vendin e vogël të Ballkanit. Ministria e Jashtme malazeze ka njoftuar sot se Rogozin është në mesin e 50 politikanëve dhe biznesmenëve rusë, të cilët e kanë të ndaluar që të hyjnë në Malin e Zi. Kombi i cili i ka rreth 600 mijë banorë, i cili është duke kërkuar anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO, ka miratuar sanksione perëndimore kundër Rusisë për shkak të rolit të saj në krizën në Ukrainë. Ministria e Jashtme tha se Milan Knezeviq, udhëheqës i partisë pro-ruse, Partia Demokratike Popullore, e kishte ftuar zëvendëskryeministrin rus, Dmitry Rogozin, pa u konsultuar me autoritetet e Malit të Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, bën thirrje për evitimin e veprimeve të njëanshme lidhur me Urën e Ibrit

Shefja e UNMIK, Caroline Ziadeh, ka kërkuar  që të shmangen veprimet e njëanshme lidhur me …