Aida Dërguti

Aida Dërguti: Opozita do ta pengojë edhe seancën e radhës të caktuar për 10 mars

Deputetja, Aida Dërguti nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit dhe ka bërë të ditur  se kryesia ka vendosur që seanca e radhës të mbahet të enjten. Ajo ka kundërshtuar këtë vendim, mirëpo ka sqaruar se  ka qenë e pafuqishme për të ndryshuar ndonjë gjë. Seanca do të mbahet të enjten, por opozita do ta pengojë edhe këtë seancë. Edhe mënyrën se si është zgjedhur Hashim Thaç kryetar  i Kosovës do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese. Ky është qëndrimi i njëjtë i opozitës së bashkuar”, ka nënvizuar deputetja, Dërguti.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu Kodra

Blerta Deliu-Kodra: Shkaktare për mos zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit është Vetëvendosja

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se shkaktare për mos zgjedhjen …