Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: Kemi faj, kemi….

S’na ka faj Marreveshja e Rambujes per gjendjen-poziten e Republikes se Kosoves dhe per varesine e saj nga Serbia, po thone ca shqiptare e ca jugokosovare! Ka faj, ka. Me ate marreveshje eshte projektuar statusi i Kosoves dhe multietniciteti-bosnizimi i Kosoves shqiptare! S’na ka faj UNMIK-EULEX-i, po thone politikanë, “intelektuale”, gazetare e qyqare “kosovare”! Ka faj ka! UNMIK-EULEX-i me mekanzmat e tij dhe me hyzmeqaret shqipfoles-jugokosovare e me zuzaret e ketij vendi e ndane Mitrovicen, e ndane dhe e bosnizuan Kosoven shqiptare! S’na ka faj plani-kushtetuta e Ahtisarit, po thone keta sojsuze! Ka faj ka. Me kete plan-kushtetute u legalizua ndarja, u legalizua copetimi i Kosoves shqiptare! Me kete plan-kushtetute u legalizuan dhe “garantuan” interesat dhe prania e Serbise ne Kosove! Me kete plan dhe me bisedimet e Vjenes mbi 30% e tokes shqiptare te Kosoves iu dha pakices serbe-Serbise dhurate!! Me planin-kushtetuten e Ahtisarit fati i Republikes se Kosoves u la ne duart e pakices serbe-Serbise (Lista serbe)!! Ne duart e pakices serbe-Serbise mbeti edhe krijimi i Forcave te Armatosura (ushtrise)!! Ata qe hoqen dore nga bashkimi i natyrshem i Kosoves me shtetin e saj AME me planin e Ahtisarit dhe me bisedimet e reja po e hane edhe pavaresine dhe sovranitetin e shtetit te Kosoves!! Me kete plan-kushtetute iu shtrua rruga Serbise dhe aleateve te saj per bisedime-koncesione te reja ne Bruksel, te cilat sollen “zajednicen” (sipas marreveshjeve te 25 gushtit 2015!!), nje minishtet serb ne Republiken Shqiptare te Kosoves!! S’na ka faj flamuri multietnik-antishqiptar i Ahtisarit, po thone keta truthare! Ka faj ka. Ky flamur dhe himni jane elemente-deshmi te bosnizimit te Kosoves!! Ngjyrat dhe permbajtja e tij jane identike me ato te flamurit te Bosnjes!! Ky flamur-lecke simbolizon me yjet e tij multietnicitetin e krijuar dhunshem! Me kete flamur dhe me kushtetuten e Ahtisarit shumica absolute shqiptare (mbi 90% e popullsise se Kosoves) barazohet me pakicen e paqene “turke”, me pakicen e paqene “ashkali”, me pakicen kombetare serbe, qe nuk perben me shume se 5% te popullsise se Kosoves, etj.!! Madje edhe sistemi zgjedhor eshte element-pasoje e bosnizimit te kesaj toke te Shqiperise! Por, mbi te gjitha fajtore jane politikanet kuislinge-kolaboracioniste dhe politikanet e korruptuar, te kriminalizuar e te shantazhuar, qe u bene argate per zbatimin e ketij projekti thellesisht kundershqiptar… Nuk jemi pa faj edhe ne qe ua “dorezuame” gjithe kapitalin dhe lavdine e perpjekjeve dhe te luftes se LPK-UÇK-se dhe te kombit tone per çlirimin e Kosoves shqiptare atyre qe me se paku e paskan pas merituar…

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …