Arrestimet e aktivistëve

Vetëvendosja ankohet se arrestimet e aktivistëve të saj po ndërmerren edhe për aktivitete paqësore

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se  arrestimet e aktivistëve të saj po vazhdojnë edhe për aktivitete paqësore. Në Vushtrri sot janë arrestuar aktivistët Naim Bunjaku dhe Mehmet Selaci. Derisa u morën për t’u dërguar në polici, ata ishin duke shkruar grafite që e kundërshtojnë themelimin e ‘Zajednicës’ dhe zgjerimin e saj në Vushtrri. Këto arrestime janë në vijim të një fushate të gjerë, ku pushteti po përdor policinë e gjyqësorin për të përndjekur politikisht dhe për të burgosur aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes. Vetëvendosje kujton se këto ditë është paralajmëruar se Lista Serbe ka kërkuar që fshati Prilluzhë të ndahet nga Komuna e Vushtrrisë dhe të formohet si komunë me shumicë serbe, për t’u bërë më tej pjesë e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. “Por, siç thoshte edhe aksioni ynë as Vushtrria nuk do të ndahet, as Kosova nuk do të copëtohet. Arrestimet e padrejta të policisë së instrumentalizuar të Mustafës, jo që nuk po na frikësojnë, por ato na shtojnë arsyet për ta përmbysur këtë regjim diktatorial”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …