Komisioni parlamentar diskuton me organizatat mbështetjen për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Persona të Pagjetur ka zhvilluar takim informues me përfaqësues të organizatave që merren me mbrojtjen dhe mbështetjen e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Lajmi është bërë i ditur nga deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, e cila ka njoftuar se në takim kanë marrë pjesë përfaqësues të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave, Medica Gjakova dhe Medica Kosova. Gjatë takimit janë diskutuar sfidat me të cilat vazhdojnë të përballen të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, nevoja për mbështetje më të madhe institucionale dhe përmirësimi i shërbimeve që u ofrohen atyre. Në fokus të diskutimit ka qenë edhe rëndësia e trajtimit me dinjitet, mbrojtja e të drejtave dhe sigurimi i përkrahjes së vazhdueshme për këtë kategori të shoqërisë. Deputetja Kadrijaj ka theksuar se mbrojtja e të drejtave të viktimave, drejtësia dhe dinjiteti i tyre duhet të mbeten përgjegjësi e përhershme institucionale, ndërsa përkrahja e shtetit duhet të jetë konkrete dhe e vazhdueshme.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK reagon ashpër ndaj Gjykatës Speciale: 240 konferenca nuk e fshehin padrejtësinë!

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ashpër pas njoftimit të Dhomave të …