Protestë në tenda

Protestë në tenda kundër vendosjes së kryqit 56 metra të lartë në komunën e Butelit, në Shkup

Protestohet me tenda kundër vendosjes së kryqit 56 metra të lartë në komunën e Butelit në Shkup, të banuar kryesisht me popullatë shqiptare. Këtë formë të protestës e kanë zgjedhur drejtuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim, që është pjesë e qeverisë së Maqedonisë. Nisjes së punimeve për vendosjen e simbolit të krishterë, zyrtarët e partisë së Ali Ahmetit i janë përgjigjur të enjten në mbrëmje me demolimin e bazamentit të kryqit dhe gardhit me tela, që ishte vendosur të shtunën nga firma ndërtimore. Aty tani janë vendosur disa tenda për të penguar vazhdimin e punimeve. Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se kanë zgjedhur këtë lloj të protestës, pas injorimit të reagimit të tyre se vendimi i miratuar nga komuna e udhëhequr nga partia e Nikolla Gruevskit, ishte kundër ligjor. Me këtë rast nuk ishte respektuar parimi i Bedenterit, apo miratimi i vendimit me votim të dyfshitë, që parasheh pëlqimin edhe të votave të këshilltarëve të bashkësive entike joshumicë.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …