leoni

Protesta e shqiptarëve në Butel

Shqiptarët shumicë në Butel të Shkupit kundërshtuan vendosjen e kryqit në vendbanimin e tyre

Gjatë protestës në lagjen Butel të Shkupit, organizuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, banorët e kësaj lagjeje me shumicë shqiptare janë shprehuir kundër vendosjes së një kryqi të lartë 56 metra në lagjen e tyre. Protestuesit kanë kundërshtuar vendimin e komunës për ngritjen e simbolit të krishterë, me arsyetimin se me këtë akt rrënohet bashkëjetesa, jo vetëm në këtë pjesë të Shkupit, por edhe më gjerë në Maqedoni. Protesuesit kanë demoluar bazamentin për vendosjen e kryqit, ndërsa më pas kanë vendosur tenda, në të cilat janë vendosur zyrtarët e partisë së Ali Ahmetit. Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti ka thënë se simbolet fetare nuk e kanë vendin në rrugë, por në institucionet fetare. Ai ka thënë se vendimi ishte miratuar me anashkalimin e këshilltarëve shqiptarë të Butelit.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …