Epopeja Komuna Skenderaj

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Skënderaj paraqet agjendën për manifestimin e ‘Epopesë së UÇK-së’

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Skenderaj ka bërë të ditur  agjendën për manifestimin e ‘Epopesë së UÇK-së’.

I gjithë organizimi është bërë në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, e cila i ka ndarë 50 mijë euro për financimin e këtij manifestimi.

 

Programi:

Më 4 Mars 2016

Ora 12:00; Promovimi i librit “Pritje” i autorit Kadri Mehmeti në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj

Më 5 Mars 2016

Ora 10:00;  Hapja e Turneut “Kupa Adem Jashari” në Voljeboll, në Klinë të Epërme

Ora 11:00;  Në Kazermën e FSK-së “Adem Jashari“ në Prishtinë, do të mbahet ceremoni ushtarake e FSK-së

Ora 13:00  Hapja eEkspozitës me fotografi e fotografit Sefer Aliçkaj në Kompleksin përkujtimor Adem Jashari  në Prekaz

Më 6 Mars 2016

Ora 09:00;Homazh pranë shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari në Skenderaj

Ora 09:15;Homazhe nga institucionet lokale në Kompleksin Adem Jashari në Prekaz

Ora 10:00; Homazhe në Kompleksin Përkujtimor Adem Jashari në Prekaz, nga përfaqsuesit e Institucioneve qendrore

Ora 11:00;  Finalja e Turneut „Kupa Adem Jashari“në Klinë të Epërme

Ora 18:00; Në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, do të mbahet Akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

Më 7 Mars 2016

Ora 17:45; Fillon Manifestimi Riti i dëshmorëve, Ndezja e flakadanëve në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari“ në Prekaz.

Ora 18:00;  Vazhdon manifestimi ’’Nata e Zjarreve“ me program kulturor-artistik të begatshëm në sheshin ’’Adem Jashari’’ në Skenderaj.

Paraprakisht qyteti i Skenderajt do të stoliset me flamuj dhe transparente kushtuar Epopesë së UÇK-së!

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …