Lajmet

O’Conell kundër vendimit të PDK-LDK-së lidhur me votimin partiak në “Kushtetuese”

Ambasadori i Britanisë së Madhe  në Kosovë, Ruairi O’Conell është deklaruar kundër vendimit të Koalicionit PDK- LDK për votimin në Kuvend të kandidates për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese, Selvete Krasniqi-Gërxhaliu, e cila ishte kandidate për deputete nga radhët e partisë së Isa Mustafës. Ambasadori anglez ka theksuar për mediet se …

Më shumë...

Erdogan: Rusia lidhje me ISIS-in, përmes biznesmenit sirian, Gjorgj Hasvani, njeri i Assadit

Konflikti mes Rusisë dhe Turqisë vazhdon të thellohet. Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se jo Turqia por është vetë Rusia ajo e cila mban lidhje me ISIS-in, përmes biznesmenit sirian, Gjorgj Hasvani, i afërt me Qeverinë e Assadit, të cilin e mbron Moska. Bisnismeni Hasvani ka pasaportë …

Më shumë...

Vetëvendosja ka kërkuar dorëheqjen e zëdhënësit të Qeverisë dhe ministrit Arban Abrashi

Lëvizja Vetëvendosja ka kërkuar dorëheqjen e zëdhënësit të Qeverisë dhe ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi për deklaratat që ai ka bërë për opozitën. Po ashtu Vetëvendosje ka thënë se është duke bërë gati dëshmitë dhe është duke bërë përmbledhjen e gjithë materialit faktografik për gjithë ngjarjen që …

Më shumë...

Në Francë do të mbyllen 150 xhami, të dyshuara për përhapje të ekstremizmit

Burimet e Al-Xhazirës bëjnë të ditur se grupet për të drejtat e njeriut në Francë, konstatojnë se mbyllja e xhamive në Paris e vende të tjera nuk do t’i ndalojë aktivitet terroriste, përkundrazi veprimi i tillë do të sjellë edhe më shumë ekstremizëm. Deri tani Franca ka mbyllur tri faltore …

Më shumë...

Opozita e bashkuar: Jo debat me Arban Abrashin, i cili e krahasoi opozitën në Kosovë me ISIS-in

AAK-ja në emër të opozitës së bashkuar e ka lëshuar një komunikatë, ku thuhet se anëtarët e opozitës nuk do të dalin më në debat me Arban Abrashin, i cili e krahasoi opozitën në Kosovë me ISIS-in.  “Opozita e bashkuar njofton opinionin dhe mediet se  pas deklarimeve të fundit të …

Më shumë...

40-vjetori i Ansamblit ‘Bajram Curri’ në Krushë të Madhe

Shoqëria kulturore-artistike ‘Bajram Curri’ shënon 40-vjetorin e themelimit të Ansamblit. Manifestimi për këtë përvjetor mbahet me datën 12 dhjetor 2015 dhe fillon në orën 12:00, në restorantin ‘Fitimi’ në Krushë të Madhe.

Më shumë...

Në Klinikën e Syve në QKUK kryhet intervenimi i parë në segmentin e pasmë të syrit

Në Klinikën e Oftalmologjisë është realizuar  operacioni i parë në segmentin e pasmë të syrit.  Intervenimi  i tillë njihet si pars plana vitrektomia dhe është kryer nga Dr. Naser Salihu, asistentja dr. Besa Ramadani, dhe ekipi tjetër mbështetëse në përbëre të Dr. Ilmi Havolli, specialist i anesteziologjisë dhe instrumentarja Lendita …

Më shumë...

Krimineli shqiptarvrasës, Lazareviq, pritet si hero në Qeverinë e Serbisë

Edhe pse ishte dënuar për krime lufte në Kosovë, për vrasjen dhe dëbimin masiv të shqiptarëve, gjenerali Vladimir Llazareviq, është liruar  nga burgu dhe në Serbi është pritur zyrtarisht sikur hero kombëtar e jo kriminel lufte. Lazareviq, i cili u lirua nga burgu është transferuar nga Haga për në Serbi …

Më shumë...

Dërguti: Thirrja e Qeverisë për dialog, sa për sy e faqe

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti ka deklaruar se opozita nuk i ka ndryshuar qëndrimet e saj në lidhje me Marrëveshjen për Asociacionin dhe atë për shënjimin e kufirit me Malin e Zi. Duke komentuar thirrjen e kryeministrit, Mustafa për dialog, deputetja Dërguti ka thënë …

Më shumë...

Bratislav Nikoliq dhe Agim Rexhepi kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës për 200 mijë euro

 Kryetari i Shtërpcës, Bratislav Nikoliq bashkë me zyrtarin e prokurimit të kësaj komune, Agim Rexhepi, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Nikoliq do  të ulet në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Themelore në Ferizaj, më 14 dhe më 28 dhjetor, nën dyshimin se në bashkëkryerje ka dëmtuar buxhetin e …

Më shumë...

Mustafa i fton zyrtarisht krerët e opozitës për dialog

Kryeministri, Isa Mustafa gjatë një konference për medie, ka bërë të ditur se u ka dërguar një ftesë zyrtare kryetarëve të opozitës për të mbajtur një takim me 7 dhjetor në mjediset e Kuvendit të Kosovës. Në këtë takim, sipas kryeministrit, do të diskutohej për dy marrëveshjet e kontestuara nga …

Më shumë...

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës ka reaguar lidhur me situatën aktuale politike në Kosovë

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës ka reaguar lidhur me situatën aktuale politike në Kosovë, duke konsideruar se metodat e përdorura të Qeverisë kundër partive opozitare nuk mundësojnë më që të zhvillohet demokracia dhe liria e shprehjes. Kuvendi  ka kërkuar të fillojnë pa afat bisedimet ndërmjet pushtetit dhe opozitës për mbajtjen …

Më shumë...

Opozita: Nëse Qeveria nuk i tërheq marrëveshjet, referendum dhe zgjedhje të reja

Kryetari Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i AAK-së, Ramush Haradinaj, si dhe sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, pas takimit njëorësh, kanë bërë me dije se nuk do të lëshojnë pe karshi kërkesave të tyre ndaj Qeverisë. Në një konferencë të përbashkët për medie ata kanë thënë se pa tërheqjen e …

Më shumë...

Sot është Dita Ndërkombëtare e Personave me Nevoja të Veçanta

Sot është Dita Ndërkombëtare e Personave me Nevoja të Veçanta. Ashtu sikur nëpër vende anekënd botës, edhe në vendin tonë do të organizhen disa aktivitete për të shënuar këtë ditë. HANDIKOS dhe Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar kanë organizuar kenferencën “Qasja dhe fuqizimi i personave me aftësi të kufizuar”, …

Më shumë...

Bushati i thotë Lavrovit: Pavarësia e Kosovës nuk kthehet prapa

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili  mori pjesë në samitin e OSBE-së, që u mbajt  në Beograd, ka reaguar në fjalimin e  kryediplomatit rus, Sergei Lavrov, i cili tha se krizat në botë kanë filluar duke marrë si shembull Kosovën. Në një intervistë për Top …

Më shumë...

Aktakuza e apsurdit lexohet për të katërtën herë, në katër procese gjyqësore

Seanca gjyqësore kundër Fatmir Limajt ka vazhduar në Pallatin e Drejtësisë, me ç rast, është lexuar aktakuza me 14 faqe, e lexuar dhe e rilezuar në proceset paraprake, ku Limaj me bashkëpunëtorë janë shpallur të pafajshëm. Lidhur me rastin e Limajt, Prokuroria ka prezantuar tetë dëshmitarë, në mesin e të …

Më shumë...