Mbrëmë pas mesnatës është liruar nga qendra e paraburgimit, në Shkup, Shefi i protokollit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gafurr Dugolli. Ai ishte mbajtur një javë në arrest nga policia sllavomaqedone, për shkak se emri i tij ndodhet në listën e Interpolit, me akuzë nga Serbia e kohës së Millosheviqit. Ish pjesëtari i UÇK-së, i akuzuar nga Serbia për gjoja krime lufte, Gafurr Dugolli u lirua me vendim të Gjykatës Themelore të Shkupit. Fillimisht me rastin e arrestimit iu kishte caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh, pastaj e njëjta masë ishte shtyrë edhe për 48 orë të tjera, dhe më në fund ishte caktuar paragurimi në afat prej një muaji. Në listën e Interpolit ndodhen qindra ish-pjesëtarë të UÇK-së, të cilët ndalohen kudo madje edhe në kufirin: Kosovë Shqipëri.
Kontrolloni gjithashtu
Asociacioni, dialogu dhe aleatët ndërkombëtarë do të jenë sfidat kryesore për zgjedhjet e 9 shkurtit, qo do të mbahen në Kosovë
Kosova po i afrohet zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025, ndërkohë që vendi përballet me …