Partia Socialiste e Shqipërisë

Në Pallatin e Kongreseve u bënë përgatitjet e fundit për kongresin e Partisë Socialiste

Në Pallatin e Kongreseve po bëhen përgatitjet e fundit për kongresin e Partisë Socialiste, me organizatorët që kanë vendosur që koreaografia dhe të gjitha përgatitjet të jenë surprizë. Banderola në hyrje të godinës, e cila do t’u urojë mirëseardhjen delegatëve, është mbuluar me të bardha, por Top Channel ka mësuar se në të shkruhet motoja e këtij kongresi, “PS, për Shqipërinë e gjeneratës tjetër”.  Do të jenë 1.460 delegatë, shumica e të cilëve do të marrin pjesë për herë të parë në një kongres, ku do të dëgjojnë debatet e socialistëve të rinj e të vjetër, që do të karakterizojnë punimet e këtij eventi.  Top Channel ka publikuar axhendën e kongresit dhe 2 janë pikat kryesore: fjala përshëndetëse e kryetarit Edi Rama dhe diskutimet për ndryshimet statutore që pritet të votohen.  Ndërkohë, një burim nga PS ka sqaruar për Top Channel se kryeministri Rama ka shkruar një fjalim të gjatë që do të fokusohet në të ardhmen e PS dhe çfarë duhet të bëjë ajo për zgjedhjet e vitit 2017. Kryetari i socialistëve Edvin Rama gjeti kohë të shtronte një pritje për delegatët e ardhur dhe aleatët, ku të pranishëm ishin edhe ish-kryetari, Bamir Topi dhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …