Lajmet

Drejtori i QKMF-së në Malishevë, Afrim Krasniqi, ka bërë të ditur se numri i të helmuarve në Malishevë, ka shkuar në 61

Drejtori i QKMF-së në Malishevë, Afrim Krasniqi, ka bërë të ditur se numri i të helmuarve në Malishevë, ka shkuar në 61. “Deri tani janë evidentuar 61 raste të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Ai ka bërë të ditur se një fëmijë i moshës …

Më shumë...

Ejup Maqedonci: Nëse Policia, më 24 shtator, s’do të arrinte ta përballonte situatën, FSK-ja ka qenë e gatshme për operacione

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, iu ka drejtuar një letër zyrtarëve civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakëve të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka  folur për sulmin e  bandave serbe më 24 shtator në Banjskë, ku mbeti i vdekur rreshteri Afrim Bunjaku. Ai ka rrëfyer për telefonatën që ka pasur me kryeministrin Albin Kurti në mëngjesin e 24 shtatorit dhe  në vazhdimësi ka bërë  vlerësime të situatës. Gjatë …

Më shumë...

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ditën e hënë do të qëndrojë në Tiranë, për të marrë pjesë në Samitin e Berlinit

Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama e priti sot në Berlin, Kancelari Federal i Gjermanisë, Olaf Scholz

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do të marrë pjesë në Samitin e Berlinit me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet në Tiranë më 16 tetor. Përveç Scholzit, në Samitin e Berlinit do të jenë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von de Leyen dhe presidenti …

Më shumë...

Përparim Kryeziu, duke folur për kërkesën e Listës Serbe për shpalljen e zgjedhjet në veri, tha se pjesëmarrja e serbëve është kruciale

KQZ

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha për Radion Evropa e Lirë se udhëzimi administrativ i publikuar në shtator është rezultat i zotimeve të qeverisë për shtendosjen  e situatës në veri, por edhe reflektim i bindjes sonë se zgjedhjet e reja atje duhet të nxiten nga vullneti demokratik dhe …

Më shumë...

Husein Amir Abdullah: Nëse Amerika dëshiron të lejojë Izraelin të shkatërrojë Gazën, ky është një gabim serioz

Husein Amir Abdullah: Nëse Amerika dëshiron të lejojë Izraelin të shkatërrojë Gazën, ky është një gabim serioz

Ministri i Jashtëm iranian Husein Amir Abdullah nga Bejruti, ku ndodhet për një vizitë, ka deklaruar se  Irani dëshiron të garantojë sigurinë e Libanit. Nëse Amerika dëshiron të lejojë Izraelin të shkatërrojë Gazën, ky është një gabim serioz. Nëse amerikanët dëshirojnë të shmangin përhapjen e luftës në rajon, ata duhet …

Më shumë...

Harry Fear: Mediet perëndimore shfaqën një qëndrim të njëanshëm gjatë raportimit për konfliktin izraelito-palestinez

Kabineti i sigurisë së Izraelit deklaroi zyrtarisht shpalljen e gjendje luftës

Gazetari dhe regjisori britanik, Harry Fear, deklaroi se mediat perëndimore shfaqën një qëndrim të njëanshëm gjatë raportimit për konfliktin izraelito-palestinez, duke u shprehur se nuk sqarohet se mijëra palestinezë do të vriten, raporton Anadolu. “Këto lajme nënkuptojnë se nuk ka asnjë perceptim në publikun perëndimor se qindra apo madje mijëra …

Më shumë...

Avdullah Hoti e ka pyetur kryeministrin, Albin Kurti, se ku janë shpenzuar 8.63 miliardë euro gjatë qeverisjes së tij?

Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Ish-kryeministri i Kosovës, dhe deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë Kurti  lidhur me shpërndarjen e buxhetit. Hoti ka pyetur se ku janë shpenzuar 8.63 miliardë euro? Ai ka thënë se nuk ka shenjë se këto mjete janë harxhuar në ndonjë projekt. Ku janë shpenzuar 8.63 miliardë euro?! 3 …

Më shumë...

Grupi Parlamentar i AAK-së ka kritikuar ashpër Vetëvendosjen, partinë në pushtet, për bojkotimin e seancave parlamentare

Besnik Tahiri: Decentralizmit të tanishëm i ka skaduar afati

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka kritikuar ashpër partinë në pushtet, për bojkotimin e seancave parlamentare dhe mbledhjet e Komisioneve në Kuvendin e Kosovës. Kryetari i GP të AAK-së, Besnik Tahiri në një konferencë për media ka deklaruar se kjo parti ka argumente të plota që e …

Më shumë...

Gjykata Speciale ka aprovuar kërkesën e Hysni Gucatit për lirim të parakohshëm nga burgu, por jo kërkesën e Nasim Haradinajt

Gjykata Speciale ka aprovuar kërkesën  e Hysni Gucatit për lirim të parakohshëm nga burgu, por jo  kërkesën e Nasim Haradinajt. Lajmin e ka bërë me dije gazetari dhe veterani i UÇK-së, Astrit Gashi. Ai ka shkruar me këtë rast se Gjykata Speciale e ka humbur kredibilitetin  e saj me arrestimin …

Më shumë...

Temat kryesore gjatë takimit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, me z. Escobar ishin stabiliteti në Ballkan dhe paqja rajonale

Temat kryesore gjatë takimit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Zëvendës- ndihmës Sekretarit Gabriel Escobar ishin stabiliteti në Ballkan dhe paqja më e gjerë rajonale  Në njoftimin e Odës Ekonomike Amerikane thuhet se gjatë diskutimit në Departamentin Amerikan të Shtetit, zëvendës-ndihmës sekretari Escobar nënvizoi lidhjen e rrënjosur thellë ndërmjet …

Më shumë...

Kryeministri Albin Kurti, ka biseduar me senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch

Kryeministri Albin Kurti, ka biseduar me senatorët amerikanë, Xhejne Shaheen dhe Peter Welç. Pas takimit, ata kanë mbajtur një konferencë për media, me ç’ rast kanë treguar se gjatë takimit është diskutuar për agresionin e 24 shtatorit të Serbisë në Banjskë të Zveçanit. Në fjalën e tij, kryeministri Kurti ka …

Më shumë...

Izraeli ka përdorur fosfor të bardhë në operacionet e tij të vazhdueshme ushtarake në Gaza dhe në Liban, kundër popullatës civile

Izraeli ka përdorur fosfor të bardhë në operacionet e tij të vazhdueshme ushtarake në Gaza dhe Liban, duke i vënë civilët në rrezik serioz, ka thënë Hjumen Raits Voç, pas një analize të videos së konfliktit. Kjo organizatë tha se verifikoi pamjet e marra në Liban dhe Gaza të martën …

Më shumë...

Në takimin e ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s, që u mbajt në Bruksel, u fol edhe për zhvillimet në veri të Kosovës

Zhvillimet në veri të Kosovës ishin në  vëmendje të veçantë në takimin e ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s, që u mbajt në selinë e NATO-s, në Bruksel. Si pjesë e këtij takimi, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shprehu angazhimin e vendit tonë për zbatimin e vendimeve të marra …

Më shumë...

BE-ja ka publikuar 11 nenet e propozimit për marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë, lidhur me normalizimin e marrëdhënieve

Bashkimi Evropian ka publikuar 11 nenet e propozimit evropian për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve. Sipas propozimit, palët do të zhvillojnë marrëdhënie normale të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën mbi bazën e të drejtave të barabarta. Po ashtu të dyja palët do të njohin reciprokisht dokumentet …

Më shumë...

Sarrazin: Kemi premtimin e qartë nga Serbia, se nuk do të bëjë ndonjë marrëzi dhe të dërgojë ushtrinë apo policinë serbe në Kosovë

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin qëndron sot për vizitë në Republikën e Kosovës

Në prag të Samitit të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në Tiranë, më 16 tetor,  i ngarkuari i qeverisë gjermane, Manuel Sarrazin shpjegon vlerën e kësaj platforme dhe kërkesat e Gjermanisë ndaj Kosovës e Serbisë. Në një intervistë për Dojçe Vele,  duke folur për situatën në veri …

Më shumë...

Izraeli ka kërkuar nga më shumë se 1 milion civilë në Gaza, që brenda 24 orëve të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të ikin, në jug

Organizata e Kombeve të Bashkuara  ka bërë të ditur se  ushtria izraelite ka kërkuar nga më shumë se 1 milion civilë në Gaza që të largohen nga vendet e tyre dhe të kalojnë në jug të rajonit, raporton Anadolu. Zëdhënësi i OKB-së, Stepfan Dujarric lidhur me çështjen në një deklaratë …

Më shumë...