Lajmet

Grupi Parlamentar i AAK-së ka kritikuar ashpër Vetëvendosjen, partinë në pushtet, për bojkotimin e seancave parlamentare

Besnik Tahiri: Decentralizmit të tanishëm i ka skaduar afati

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka kritikuar ashpër partinë në pushtet, për bojkotimin e seancave parlamentare dhe mbledhjet e Komisioneve në Kuvendin e Kosovës. Kryetari i GP të AAK-së, Besnik Tahiri në një konferencë për media ka deklaruar se kjo parti ka argumente të plota që e …

Më shumë...

Gjykata Speciale ka aprovuar kërkesën e Hysni Gucatit për lirim të parakohshëm nga burgu, por jo kërkesën e Nasim Haradinajt

Gjykata Speciale ka aprovuar kërkesën  e Hysni Gucatit për lirim të parakohshëm nga burgu, por jo  kërkesën e Nasim Haradinajt. Lajmin e ka bërë me dije gazetari dhe veterani i UÇK-së, Astrit Gashi. Ai ka shkruar me këtë rast se Gjykata Speciale e ka humbur kredibilitetin  e saj me arrestimin …

Më shumë...

Temat kryesore gjatë takimit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, me z. Escobar ishin stabiliteti në Ballkan dhe paqja rajonale

Temat kryesore gjatë takimit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Zëvendës- ndihmës Sekretarit Gabriel Escobar ishin stabiliteti në Ballkan dhe paqja më e gjerë rajonale  Në njoftimin e Odës Ekonomike Amerikane thuhet se gjatë diskutimit në Departamentin Amerikan të Shtetit, zëvendës-ndihmës sekretari Escobar nënvizoi lidhjen e rrënjosur thellë ndërmjet …

Më shumë...

Kryeministri Albin Kurti, ka biseduar me senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch

Kryeministri Albin Kurti, ka biseduar me senatorët amerikanë, Xhejne Shaheen dhe Peter Welç. Pas takimit, ata kanë mbajtur një konferencë për media, me ç’ rast kanë treguar se gjatë takimit është diskutuar për agresionin e 24 shtatorit të Serbisë në Banjskë të Zveçanit. Në fjalën e tij, kryeministri Kurti ka …

Më shumë...

Izraeli ka përdorur fosfor të bardhë në operacionet e tij të vazhdueshme ushtarake në Gaza dhe në Liban, kundër popullatës civile

Izraeli ka përdorur fosfor të bardhë në operacionet e tij të vazhdueshme ushtarake në Gaza dhe Liban, duke i vënë civilët në rrezik serioz, ka thënë Hjumen Raits Voç, pas një analize të videos së konfliktit. Kjo organizatë tha se verifikoi pamjet e marra në Liban dhe Gaza të martën …

Më shumë...

Në takimin e ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s, që u mbajt në Bruksel, u fol edhe për zhvillimet në veri të Kosovës

Zhvillimet në veri të Kosovës ishin në  vëmendje të veçantë në takimin e ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s, që u mbajt në selinë e NATO-s, në Bruksel. Si pjesë e këtij takimi, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shprehu angazhimin e vendit tonë për zbatimin e vendimeve të marra …

Më shumë...

BE-ja ka publikuar 11 nenet e propozimit për marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë, lidhur me normalizimin e marrëdhënieve

Bashkimi Evropian ka publikuar 11 nenet e propozimit evropian për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve. Sipas propozimit, palët do të zhvillojnë marrëdhënie normale të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën mbi bazën e të drejtave të barabarta. Po ashtu të dyja palët do të njohin reciprokisht dokumentet …

Më shumë...

Sarrazin: Kemi premtimin e qartë nga Serbia, se nuk do të bëjë ndonjë marrëzi dhe të dërgojë ushtrinë apo policinë serbe në Kosovë

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin qëndron sot për vizitë në Republikën e Kosovës

Në prag të Samitit të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në Tiranë, më 16 tetor,  i ngarkuari i qeverisë gjermane, Manuel Sarrazin shpjegon vlerën e kësaj platforme dhe kërkesat e Gjermanisë ndaj Kosovës e Serbisë. Në një intervistë për Dojçe Vele,  duke folur për situatën në veri …

Më shumë...

Izraeli ka kërkuar nga më shumë se 1 milion civilë në Gaza, që brenda 24 orëve të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të ikin, në jug

Organizata e Kombeve të Bashkuara  ka bërë të ditur se  ushtria izraelite ka kërkuar nga më shumë se 1 milion civilë në Gaza që të largohen nga vendet e tyre dhe të kalojnë në jug të rajonit, raporton Anadolu. Zëdhënësi i OKB-së, Stepfan Dujarric lidhur me çështjen në një deklaratë …

Më shumë...

Ka përfunduar seanca e djeshme në gjykimin kundër: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit

Sot në Gjykatën Speciale mbahet konferenca e radhës për ecurinë çështjes ndaj ish krerëve të UÇK-së

Ka përfunduar seanca e së enjtes në gjykimin kundër  Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Pyetjeve të avokatit të Kadri  Veselit, Ben Emmerson iu ka përgjigjur dëshmitari i 30-të. Seanca si zakonisht ka qenë e mbyllu për publikun. Kryetari i trupit gjykues Charles Smith ka njoftuar se …

Më shumë...

Hovenier: Serbia duhet të bashkëpunojë për ndriçimin e plotë të ngjarjeve, në veri dhe vënien e autorëve para drejtësisë

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha për Zërin e Amerikës se zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është një nga mënyrat për të rritur sigurinë e Kosovës, të cilën e cilësoi të brishtë pas ngjarjeve të 24 shtatorit. Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të …

Më shumë...

Hill: Do të dëshiroja që Serbia ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur, dhe ta njohë atë por problemi është më kompleks

Christopher Hill

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, në ditën e dytë të Konferencës së Sigurisë së Beogradit (BSC) ku ishin të pranishëm edhe i dërguari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin, u shpreh se do të dëshironte që Serbia ta kuptojë se  Kosova është shtet i pavarur, dhe ta njohë atë …

Më shumë...

Izraeli po e bombardon Gazën nga të gjitha drejtimet nga ajri, deti e toka nga veriu në jug, duke vrarë mijëra palestinezë

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se deri më tani ka hedhur rreth 6,000 bomba me peshë 4,000 tonë në Rripin e Gazës të rrethuar që nga sulmi i Hamasit. Sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë, bombardimet deri më tani kanë vrarë të paktën 1,417 njerëz – rreth gjysma janë fëmijë dhe …

Më shumë...

Erdoğan: Nuk mund të ketë asnjë shpjegim për sulmet që kanë arritur në nivelin e masakrës kundër tërë një populli

Erdogan

Kryetari i Turqisë,  Erdoğan: Nuk mund të ketë asnjë shpjegim për sulmet që kanë arritur në nivelin e masakrës kundër vëllezërve të mi dhe motrave në Gaza. Erdoğan për konfliktin Izrael-Palestinë: A i ka hije një vendi si SHBA-ja të rivendosë paqen, apo t’i hedhë benzinë zjarrit? Në Gaza nuk …

Më shumë...

Qeveria izraelite nuk e ka konfirmuar pretendimin se sulmuesit e Hamasit u kanë prerë kokat e foshnjave gjatë sulmit

Hovenier: Amerika i dënon sulmet e tmerrshme të terroristëve të Hamasit kundër Izraelit

Qeveria izraelite nuk e ka konfirmuar pretendimin specifik se sulmuesit e Hamasit prenë kokat e foshnjave gjatë sulmit të tyre shokues të shtunën, tha një zyrtar izraelit për CNN, duke kundërshtuar një deklaratë të mëparshme publike. Ka pasur raste të militantëve të Hamasit që kryejnë prerje kokash dhe mizori të …

Më shumë...

Edi Rama: Me Ramushin kemi pasur një krisje, por kjo nuk më pengon të shpreh neverinë time për një video propagandistike kundër tij

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e mbajtur në seancën e posaçme për Kosovën  në Kuvend, i ka cilësuar të neveritshme sulmet ndaj Ramush Haradinajt në rrjetet sociale. Unë Albin Kurtin e kam mik, më shumë se Haradinajn, me të cilin në një segment të caktuar të këtij rrugëtimi …

Më shumë...