Driton Çaushi

Çaushi: Nuk ka asnjë garanci se pas demarkacionit me Malin e Zi do të ketë liberalizim të vizave

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi ka theksuar se nuk ka asnjë garanci se pas demarkacionit me Malin e Zi do të ketë liberalizim të vizave. Ai ka shtuar më tutje se shënjimi i kufirit me Malin e Zi si kusht për viza është i padrejtë. Si mund të jetë kusht Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi kur Kosova as nuk e ka nisur këtë proces me Serbinë? Megjithatë, Vetëvendosje është për ta kaluar demarkacionin, por me një proces shkencor dhe për një demarkim të drejtë. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi ka shtuar më tutje se ndërkombëtarët kanë përmendur dy kushte për liberalizimin e vizave, demarkacionin me Malin e Zi dhe luftimin e korrupsionit por eksponent të koalicionit qeveritar asnjëherë nuk e përmendin kushtin e dytë-luftimin e korrupsionit.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …