leoni

Çerdhet dhe kopshtet e fëmijëve në pulla postare

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, me rastin e shënimit të ditës ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve, nga sot lëshoi në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare që i dedikohet edukimit dhe arsimimit parashkollor me titull ”Çerdhet dhe kopshtet e fëmijëve”.

Me pamje të tri pullave postare, prezantohen grupmoshat e fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet sipas politikave edukativo-arsimore të vendit tonë.

Përmes lojës dhe aktiviteteve të ndryshme në çerdhe, të vegjlit tanë fillimisht zhvillojnë shkathtësitë bazike të jetës, socializohen dhe njihen me disa koncepte bazë, përfshihen në eksperienca të reja, në sajë të aktiviteteve që mund të mos i kenë provuar më parë.

Prishtinë, 20 nëntor 2023 

Kontrolloni gjithashtu

Amanda Dedej shpallet kampione bote, mund serben në finale

Ekipi kombëtar shqiptar i të rinjve në karate mori pjesë në Ligën Botërore të Karatesë …