Brickos

PDK-ja dhe AAK-ja i kanë ruajtur komunat ku kanë qeverisur gjatë mandatit të kaluar

PDK-ja dhe AAK-ja shprehen të shqetësuara për rrezikun që i kërcënohet vendit me projektin e ri të Asociacionit

PDK-ja dhe AAK-ja  shprehen të shqetësuara  për rrezikun që i kërcënohet  vendit me projektin e ri të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilin e kanë  propozuar diplomatët euro-amerikanë më 21 tetor. Edhe pse ende nuk është bërë publik, projekti i prezantuar nga ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, për të cilin thuhet  se është origjinali, ka elemente që janë problematike për vendin dhe që krijon një lloj autonomie për serbët në veri. Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, thotë për KosovaPress, se qeveritarët duhet të kenë kujdes në këtë draft dhe përmes vërejtjeve të tyre të largohen çështjen shqetësuese për vendin, siç thotë është theksimi në preambulë të rezolutës 1244. Më kritik kundër Qeverisë në lidhje me dialogun dhe për Asociacionin, është shprehur  deputeti i AAK-së, Pal Lekaj. Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, kryenegociator për dialogun me Serbinë, ka thënë se shqetësimet e ngritura se po krijohet një autonomi për serbët në veri përmes Asociacionit janë të individëve që po shpërndajnë drafte dhe jo të qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …