Ceremoni zyrtare për zhvarrimin e heroinës Myrvete Maksutaj në Orroberdë

Ceremoni zyrtare për zhvarrimin e heroinës Myrvete Maksutaj në Orroberdë

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Memorialeve të Kosovës (AMMKM), z. Imer Hakaj, në bashkëpunim me përfaqësuesit e Shoqatave të dala nga Lufta e lavdishme e UÇK-së, fton të gjithë qytetarët e Istogut dhe mbarë Kosovës që të bashkohen nesër, më 12 qershor 2025 (e enjte), në një ngjarje me rëndësi të veçantë kombëtare – përmbylljen e fazës së parë të procesit të zhvarrimit, i cili është pjesë e punës institucionale të AMMKM-së, i udhëhequr me përkushtim të lartë nga drejtori Hakaj dhe stafi profesional i agjencisë.

Ky proces nderon sakrificën sublime të Heroinës së Lirisë, dëshmores Myrvete Maksutaj, nga Istogu, për të cilën do të zhvillohet një ceremoni zyrtare me nderime ushtarake dhe me pjesëmarrjen e institucioneve të rendit.

Ceremonia e zhvarrimit do të mbahet pranë varrezave afër shkollës së fshatit Kaliqan, në Orroberdë të Istogut, me fillim nga ora 16:00.

Ftohen të gjithë bashkëluftëtarët, qytetarët, institucionet dhe shoqatat që të marrin pjesë në këtë ceremoni nderimi, duke treguar edhe një herë mirënjohjen dhe respektin për Dëshmorët e Lirisë së Kosovës.

Pjesëmarrja juaj është nderim për të kaluarën dhe përgjegjësi për të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Poeti Ali H.Tahiri ndanë Mirënjohje post mortum profesor Ahmet Qeriqit për kontributin jetësor ndaj kombit dhe atdheut

Në një moment të mbushur me emocione dhe respekt të thellë kombëtar, poeti i njohur …