Charles Kupchan: Ideja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është gjëja e duhur për marrëveshje

Charles Kupchan: Marrëdhëniet Kosovë–SHBA në pikën më të ulët, Trump pritet të ndërhyjë në dialogun me Serbinë

Charles Kupchan, ekspert i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, ka paralajmëruar se marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së kanë arritur në pikën më të ulët që nga shpallja e pavarësisë. Ai theksoi se pezullimi i dialogut strategjik nga SHBA ka qenë sinjali më i qartë i pakënaqësisë ndaj qeverisë Kurti, të cilën Uashingtoni e sheh si të pavullnetshme për të avancuar dialogun me Serbinë. Kupchan u shpreh se administratat Biden dhe Trump kanë pasur qëndrime pothuaj identike ndaj qasjes së Kurtit, duke e konsideruar atë provokuese dhe të panevojshme në disa raste, përfshirë çështjen e targave, mbylljen e institucioneve paralele dhe vendosjen e kryetarëve në veri. Sipas tij, Kurti është një lider me bindje të forta, i gatshëm t’u qëndrojë vendimeve të veta edhe përballë presionit ndërkombëtar, gjë që e përforcon imazhin e tij të brendshëm por e tensionon raportin me aleatët. Kupchan gjithashtu konfirmoi se çështja Kosovë–Serbi mbetet në vëmendjen e presidentit amerikan Donald Trump, i cili, sipas tij, e sheh veten si negociator të paqes dhe pritet që në një moment të ndërhyjë personalisht për të ndërmjetësuar marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Supremes alarmon për presion politik: Qeveria po injoron vendimet e gjyqësorit

Pas pesë viteve që ai i quajti “pushtet armiqësor ndaj sistemit të drejtësisë”, kryetari i …