Charles Kupchan: Ideja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është gjëja e duhur për marrëveshje

Charles Kupchan: Marrëveshja e Washingtonit pati më shumë simbolikë se efekt praktik

Rezultati kryesor i Marrëveshjes së Washingtonit ishte simbolika, jo ndikimi praktik.
Kështu deklaron profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Georgetown University, Charles Kupchan. Ai thotë se marrëveshja u ndërtua mbi idenë e bashkëpunimit tregtar, por asgjë konkrete nuk ndodhi. Madje, sipas tij, procesi i dialogut ka bërë hapa mbrapa. “As Beogradi e as Prishtina nuk ishin në gjendje ta shtyjnë përpara procesin e normalizimit,” thekson ai. Profesori vlerëson se qasja e kryeministrit Kurti, përfshirë vendimet për targat, zgjedhjet në veri dhe refuzimin e Asociacionit, e zhvendosi vëmendjen e SHBA-së dhe BE-së larg Kosovës. “Në shumë raste, Beogradi ishte penguesi, por faji filloi t’i adresohej Prishtinës,” shton Kupchan. Ai paralajmëron se administrata e Donald Trumpit pritet të angazhohet sërish në këtë proces.
“Trumpi do të paraqitet si paçebërës, si krijues marrëveshjesh. Prioritetet e tij kryesore janë Gaza, Lindja e Mesme dhe Ukraina. Por edhe Kosova e Serbia janë në radarin e tij politik,” thotë Kupchan.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …