Charles Kupchan: Pezullimi i Dialogut Strategjik pasojë e veprimeve të Kurtit – SHBA po humb durimin me Kosovën

Eksperti amerikan nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, Charles Kupchan, ka paralajmëruar se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën nuk është një hap i zakonshëm diplomatik, por pasojë e frustrimit të akumuluar ndaj sjelljes së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Kupchan theksoi se kjo situatë është “serioze”, sepse rajoni i Ballkanit ka nevojë për më shumë angazhim nga SHBA-ja, jo për më pak. “Ky veprim është një sinjal i qartë presioni mbi udhëheqësit e Kosovës – veçanërisht mbi Kurtin – që të lënë anash kokëfortësinë dhe të veprojnë në mënyrë konstruktive: të formojnë qeveri funksionale dhe të riangazhohen seriozisht në dialogun me Serbinë”, deklaroi ai. Kupchan nënvizoi se kompromisi dhe negociatat me mirëbesim mes të gjitha forcave politike në Kosovë janë të domosdoshme për të rivendosur stabilitetin dhe për të shmangur izolimin. Sipas tij, Uashingtoni tashmë ka dhënë një mesazh të qartë se nuk do të tolerojë veprime që çojnë drejt paqëndrueshmërisë. “Kjo tregon se SHBA po i ndjek nga afër zhvillimet në Kosovë dhe do të ndërhyjë kurdo që e sheh të nevojshme, për të parandaluar krizën përpara se ajo të shpërthejë”, tha Kupchan. Ky reagim i ashpër nga një ekspert i afërt me qendrat vendimmarrëse në Uashington, vlerësohet si një paralajmërim i drejtpërdrejtë për Kurtin, i cili me qasjen e tij ka rrezikuar raportet strategjike me aleatin më të madh të Kosovës – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Pa SHBA-në nuk ka të ardhme për Kosovën, duhet bashkim kombëtar për ta rikthyer partneritetin strategjik

Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas pezullimit të dialogut strategjik me Kosovën nga …