Chris Murphy

Chris Murphy: Lirimi i Radojçiqit, nxitë tensionimin edhe më të madh të situatës si dhe minimin e Marrëveshjes së Ohrit

Senatori demokrat amerikan, Kris Mërfi, në një reagim me shkrim pas lirimit të liderit të formacionit paramilitar, Milan Radojçiq, i cili ka kryer aktin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ka shkruar se  lirimi i Radojçiqit, nxitë  tensionim edhe më të më të madh të situatës si dhe “minim i mëtejmë” të perspektivës së zbatimit të marrëveshjes së Ohrit për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Ai iu ka drejtuar kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me kërkesë që të ndërmarrë masa të menjëhershme, pas lirimit të Radojçiqit, dhe të detyrohet të japë llogari për veprimet e tij. Autorët që së fundi vranë një rreshter të policisë së Kosovës në veri të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi. Pasojat e atij sulmi mund të kishin qenë katastrofike- armatimi i avancuar dhe niveli i sofistikimit të përdorur tregojnë se kjo ishte një përpjekje e mirëkoordinuar dhe e qëllimshme për të provokuar një konflikt më të gjerë të dhunshëm, saktësoi, Senatori demokrat amerikan, Kris Mërfi.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …