Christian Heldt: Gjermania është mbështetëse e pa rezervë e Kosovës në kontekstin ndërkombëtar

Christian Heldt: Gjermania është mbështetëse e pa rezervë e Kosovës në kontekstin ndërkombëtar

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt i ka deklaruar “Dojçe Velles” se Berlini dhe Parisi zyrtar, Kosovën e paraqesin si një histori suksesi. Ne në Paris dhe në Berlin e shohim veten si mbështetës të rëndësishëm të Kosovës brenda Bashkimit Europian. Ne e dimë që edhe në Bashkimin Evropian ka shtete që edhe sot e kësaj dite nuk e njohin Kosovën. Ne duam që ta promovojmë Kosovën si një histori suksesi, kjo është arsyeja pse tendencat e tilla që e venë në pikëpyetje këtë histori suksesi na brengosin. Kosova është një temë e rëndësishme në qarqet zyrtare politike të Berlinit. Ne jemi mbështetës të pa rezervë të Kosovës në kontekstin ndërkombëtar dhe këtu në vend përpiqemi që brenda gjithë kontributit që japim përmes organizatave tona, të bëjmë sa më shumë të jetë e mundur për mbështetur perspektivën në fjalë, dhe para së gjithash ta mbështesim gjeneratën e re që është rritur në Kosovë pas luftës, e cila dëshiron të jetojë në Kosovë, ka deklaruar ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …