Muharrem Nitaj: Partnerët qeveritarë po angazhohen për arritjen e konsensusi sa i përket dialogut me Serbinë

Nitaj: Autoritetet më të larta të vendit janë duke bërë përpjekje për të gjetur zgjidhje për çështjen e demarkacionit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka deklaruar se autoritetet më të larta të vendit janë duke bërë përpjekje për të gjetur një zgjidhje për çështjen e demarkacionit. Ai ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrim për këtë çështje por kryetari i i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli po përpiqen të gjejnë një zgjidhje të pranueshme edhe për Malin e Zi por fjalën e fundit do ta kenë deputetët e Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar deputeti, Muharrem Nitaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini: Pas 5 tetorit, pa president të ri, Kosova mund të përballet me krizë kushtetuese

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka paralajmëruar se Kosova mund të hyjë në një krizë …