John Duncan: Pakënaqësia në Kosovë po rritet, pasojat po bëhen më serioze

Ish-këshilltari i Wesley Clark gjatë luftës në Kosovë, britaniku John Duncan, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim. Duncan, i cili ka dëshmuar në Hagë në kuadër të mbrojtjes, ka thënë se vendimi ka nxitur pakënaqësi të madhe në Kosovë dhe se kjo është shprehur përmes protestave të zhvilluara në Prishtinë gjatë ditëve të fundit. Sipas tij, protestat kanë vazhduar për gjashtë ditë radhazi, ndërsa paralelisht janë rikthyer edhe thirrjet për bashkimin e shqiptarëve. Ai ka vlerësuar se reagimet pas aktgjykimit nuk duhet të shihen vetëm si një valë e përkohshme pakënaqësie, duke theksuar se pasojat e këtij rasti po marrin përmasa më të mëdha. “Pakënaqësia popullore lidhur me vendimet ka çuar në gjashtë ditë protestash në Prishtinë dhe në thirrje të përsëritura për bashkimin e shqiptarëve. Pasojat e këtij rasti po bëhen gjithnjë e më serioze”, ka shkruar Duncan në platformën X. Reagimi i tij vjen disa ditë pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa në Kosovë janë zhvilluar protesta dhe reagime të ndryshme lidhur me vendimin e Gjykatës në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Rrustem Mustafa: Aktgjykimi i Hagës nuk më frikëson

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka reaguar ashpër ndaj aktgjykimit në Hagë …