Besnik Tahiri kërkon rezolutë për aktgjykimin e Hagës: Kuvendi duhet të mblidhet urgjentisht

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të mblidhet sa më shpejt dhe të miratojë një qëndrim lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Tahiri ka kritikuar heshtjen institucionale pas vendimit, duke thënë se Kuvendi duhet të miratojë të paktën një rezolutë që adreson çështjet që, sipas tij, janë problematike në aktgjykim. “Është urgjente që Kuvendi i Republikës së Kosovës të mblidhet, të ketë një qëndrim politik, të ketë një rezolutë”, ka deklaruar Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Rrustem Mustafa: Aktgjykimi i Hagës nuk më frikëson

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka reaguar ashpër ndaj aktgjykimit në Hagë …