Kryetari Kastrati falënderon KFOR-in për renovimin e rrethojës së çerdhes publike në Malishevë

Në kuadër të bashkëpunimit midis Komunës së Malishevës dhe KFOR-it, sot u bë dorëzimi i rrethojës së renovuar rishtazi për çerdhen publike “Zërat e Ëmbël” në Malishevë. Ky projekt u realizua nga Komanda Rajonale-Perëndim e KFOR-it, konkretisht nga kontingjenti italian.

Në ceremoninë e përfundimit të projektit morën pjesë kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati; përfaqësuesi i Komandës Rajonale-Perëndim të KFOR-it, nënkoloneli Giovanni De Lucia; si dhe drejtoresha e çerdhes “Zërat e Ëmbël”, Behare Gashi-Shala.

Kryetari Ekrem Kastrati e falënderoi nënkolonelin De Lucia për përfundimin e këtij projekti, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm e pozitiv midis Komunës së Malishevës dhe KFOR-it.

Ndërkaq, drejtoresha e çerdhes “Zërat e Ëmbël”, Behare Gashi-Shala, falënderoi kontingjentin e KFOR-it për realizimin e këtij projekti, i cili, sipas saj, është i rëndësishëm për krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe më të përshtatshëm për fëmijët.

Kontrolloni gjithashtu

Me zemër e krenari për çlirimtarët, nxënësit e Malishevës dalin në protestë

Nxënësit e Malishevës kanë protestuar sot kundër vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj …