Tema të tjera...
Time Kadrijaj: Vetëvendosje po vazhdon me kandidatura pa përkrahje, nuk ka vullnet për zhbllokim
20/08/2025
Christiane Amanpour rrëfen për herë të parë si shpëtoi nga rrëmbimi i mundshëm nga Arkan gjatë raportimeve për
Gazetarja e njohur e CNN-it Christiane Amanpour ka zbuluar në podkastin e saj “The Ex Files” se si ka shpëtuar nga një situatë e rrezikshme në Serbi gjatë raportimeve për luftën në Kosovë dhe Bosnjë ku ishte vënë në shënjestër nga krimineli i njohur i luftës Zhelko Raznatoviq i njohur si Arkan Amanpour ka treguar se akuzohej nga forcat serbe se ishte përgjegjëse për ndërhyrjen e NATO-s ndërsa ishte në territorin e tyre në kohën kur filluan bombardimet e aleatëve ajo vendosi të mos flinte në dhomën e saj në hotel dhe të zhvendosej tek një kolege një vendim që më pas do t’i shpëtonte jetën një ambasador skandinav e kontaktoi me fjalë të koduara në orën katër të mëngjesit dhe e ndihmoi të largohej nga Serbia përmes kufirit me Hungarinë Amanpour tregoi se kur u kthye në dhomën e saj pa rrëmujën që dëshmonte se ajo kishte qenë objekt i një operacioni të mundshëm rrëmbimi por për fat të mirë nuk u mor peng dhe arriti të largohej nga zona e rrezikut.